Kërpudha të mbushura nga zonja Albana

11 Tetor 2022, 12:00| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 12:01

  • Share

Kërpudha të mbushura 

Përbërësit:

  • 300 gr kërpudha
  • 1 qepë e vogël
  • 1 thelpi hudhër
  • 200 gr salçiçe pule
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lç gjalpë
  • 1 vezë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz
  • Djathë kaçkavall

Përgatitja:

Kaurdisim qepën me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Më pas shtojmë hudhrën e shtypur dhe pjesët e brendshme të kërpudhave, të cilat pasi i kemi pastruar pjesën e hequr e kemi grirë imët. Në një blender grijmë salçiçet e pulës ose në mungesë i presim në kubikë sa më të vegjël. I shtojmë salçiçet e grira tek qepa e kaurdisur. Në fund shtojmë një vezë, kripë, piper dhe majdanoz. Me masën e përgatitur mbushim kërpudhat të cilat i vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. I spërkasim në fund me djathë kaçkavall dhe i vendosim në furrë të piqen.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?