Kronikë

Tjetër kallëzim/ KESH padit për shpifje Gazmend Bardhin në GJKKO

5 Shkurt, 10:10| Përditesimi: 5 Shkurt, 11:16

  • Share

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi është kallëzuar sërish në gjykatën e posaçme për shpifje dhe fyerje parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të kodit penal.

Deputeti demokrat këtë herë është kallëzuar nga viktima akuzuese Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A.

Shorti ka përcaktuar për shqyrtimin e çështjes gjyqtaren Etleva Deda.

Në GJKKO Bardhi është kallëzuar për të njëjtat akuza nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj për të cilën vijon procesi ndërsa për kallëzimin e OSHEE, kreu i grupit parlamentar demokrat u shpall i pafajshëm.

OSHEE e paditi Bardhin për shpifje në lidhje me një deklaratë të bërë prej tij në Kuvend mbi përqindjen e humbjes në rrjet të energjisë. Në seancën e parë ku Bardhi çoi përfaqësuesin e tij ligjor, avokatin Marash Logu, OSHEE kërkoi përgënjeshtrim të shifrës, duke pretenduar cenim të imazhit.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 05/02/2025 10:21

    RRASENI NE BURG QE TE ZERE MEND GAZMENDEN SE ESHTE ME BABALE SE SALJANI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?