Foto ilustruese

KESH kërkon të blejë 4 mijë ton karburant për testimin e TEC -eve lundruese

2 Shkurt, 15:05| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:10

  • Share

Tirane- Është hapur tenderi për të blerë 4 mijë tonë karburant për të furnizuar TEC-et lundruese në Vlorë për ti testuar ato. Kjo sasi karburanti do të përdoret gjatë fazës së testimit dhe kolaudimit të këtyre aseteve lundruese.

“Në muajin Prill 2022, u nënshkrua mes palëve (Exelerate dhe Renco & KESH sh.a). Në muajin Shtator 2022, në zonën e Triportit, pranë Petroliferas, u vendosën asetet lundruese. Në këto kushte dhe në fazën kur asetet lundruese janë vendosur në vendin përfundimtar ku janë ankoruar me tokën dhe kanë përfunduar proceset instalatore për trupëzimin e tyre me infrastrukturën energjitike të vendit, nga ana e shoqërisë bëhet e nevojshme furnizimi e këtyre aseteve gjeneruese me lëndën djegëse të nevojshme gjatë fazës së komisionimit të tyre”, thuhet nw dokumentet e KESH.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur garën e cila mbyllet më 9 shkurt, dhe në dokumente thuhet se çmimi për tonë do të ketë si referencë tregjet ndërkombëtare, të cilit i shtohu edhe një çmim Premium ku përfshihen kostot e transportit.

“Për sasinë e furnizimit sipas skedulit të parashikuar në Aneksin 3: Për lëndën djegëse çmim bazë /ton reference të ditës së furnizimit në vend S&P Platts Global / Commodities / Marine Fuel Oil 0.5%. Lëndë djegëse me përmbajtje sulfuri jo me tepër se 0.5 % ndaj peshës CIF MED (Marine Residual Fuels, RME). Premio / ton nëpërmjet së cilës duhet të mbulohen të gjitha shpenzimet për transportin, dhe/ose depozimitimin, dhe/ose ngarkim – shkarkimin e lëndës, dhe/ose fitime/ shpenzime operacionale etj. Pagesa totale që KESH do paguajë për këtë produkt është: Pagesa totale / ton = S&P Platts CIF Med / ton + Premio/ ton”, thuhet nw detajet e KESH.

TEC-et lundruese kanë mbërritur në triport në Vlorë në shtator të vitit 2022, dhe nëpërmjet tyre do të përballohej kriza e çmimeve të energjisë, por që deri më tani nuk ka nisur prodhimi i energjisë prej tyre.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/02/2024 04:13

    Dy vjet duke u ndryshkur ne liman,63 mije euro/dite qiraja dhe tani u kujtuat t'i testoni me karburant qe do te blihet me tender,nje tjeter shpenzim i kote?! Nuk ju kane ardhur me garanci qe doni t'i testoni?! Nuk ju kane ardhur me manual perdorimi?! Apo nxituat t'i vini ne pune,sa per te mbyllur gojet e liga tani qe SPAKU po ju vjen rrotull?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?