KESH ndërpret prodhimin e energjisë në HEC-in e Fierzës

15 Shtator 2022, 16:35| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 17:00

  • Share

TIRANË- Muaji Shtator sipas parashikimeve pritet të jetë i freskët dhe i lagësht, ku priten evente me reshje shiu duke përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadë.

Eventi me reshje shiu pritet në datat 16-17 Shtator. Për këtë arsye KESH sh.a ka marrë masa që nga data 11 Shtator duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC Fierza, me qëllim përpunimin e prurjet anësore të Koman dhe Vau Dejës, gjithashtu nivelet në Koman dhe në Vaun e Dejës po ulen gradualisht për krijimin e hapësirës së nevojshme në këto liqene për të rezervuar prurjet e mëdha të parashikuara në datat 16 -18 Shtator dhe datat 20 - 21 Shtator.

Ndërsa liqeni i Fierzës si pasojë e masave të marra dhe prurjeve që priten do të rritet graduaslisht duke përmirësuar kështu rezervën energjetike.

Niveli në Fierzë: 267.57 m

Niveli në Koman: 168.52 m

Niveli në Vau Dejës: 73.15 m

Prurjet: Fierzë / Koman / Vau Dejës:

65 / 20 / 10 m3/s

Rezerva Energjetike: 440 GËh

FTL - Kërkesa për energji elektrike nga FTL është rreth 14,800 MËh në ditë;

KEK - Depozitim nga KEK nuk ka për datën 15 Shtator;

OST - Kërkesa për mbulimin e humbjeve për OST është rreth 480 MËh në ditë;

PRODHIMI nga kaskada për datën 15 Shtator është rreth 6,900 MËh;

IMPORT për FTL është rreth 8,380 MËh në ditë;

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?