Ekipi i KESh duke pastruar liqenin

KESh pastron mbetjet në liqenet e Fierzës dhe Komanit/ Beci: Mjedisi i pastër, ndikim në ekonomi dhe turizëm (Foto)

24 Tetor 2020, 21:14| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 22:03

  • Share

Me fillimin e sezonit të reshjeve dhe shtimin e prurjeve të ujit në liqenet e Fierzës dhe Komanit, çdo vit në këtë periudhë ka edhe shtim të mbetjeve të cilat depozitohen në këto liqene si pasojë e prurjeve nga lumenjtë e përrenjtë.

Periodikisht stafi i KESH në këto HEC-e ka ndërmarrë iniciativën që me mjetet dhe burimet e disponueshme të bëjë pastrimin, përpunimin dhe depozitimin e mbetjeve, si atyre të ngurta e drusore, por edhe mbetjeve të konsumit qe vijnë si rezultat i aktivitetit ekonomik-turistik në ato zona si dhe nga papërgjegjshmëria e një pjesë të vizitorëve apo dhe banorëve për gjatë rrjedhës së lumenjve.

Ndonëse pastrimi i ujërave të liqenit nuk është përgjegjësi ligjore e drejtpërdrejtë e KESH, por është përgjegjësi morale dhe sociale e Korporatës, si aktori kryesor i zhvillimit ekonomik të komuniteteve në këto zona, me këtë nisëm KESH jep mesazhin e rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit me të gjitha kapacitetet. Një mjedis i pastër duhet më shumë nga të gjithë, është më atraktiv, sjell zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë për të gjithë familjet dhe operatoret e komunitetit tonë.

Kreu i KESH, Benet Beci, u shpreh se, “kjo iniciativë është një mesazh shumë i mirë për të gjithë zonën dhe unë e kuptoj që ju e ndjeni rëndësinë e këtij pastrimi. Jam i sigurt për këtë, sepse kjo ndikon drejt për drejt në ekonomi, mirëqenie e turizëm, po ashtu në perceptimin publik”.

“Ne përmes kësaj pune, ndihmojmë familjet tona që të kenë më shumë të ardhura nga turizmi. Ju siguroj që kjo është perlë që e kanë zbuluar të gjithë shqiptarët. Detyra jonë si KESH është t’i përqasemi kësaj, të bashkëjetojmë me këtë dhe të jemi pranë zonës dhe komunitetit këtu. I kërkojmë zonës të bashkëpunojnë që edhe ata të mos hedhin plehrat në vendin e tyre. Ai që do vendin nuk e hedh plehra. Këtu nis dashuria për vendin, për njerëzit tuaj, për ekonominë. Të gjithë bashkë duhet të bashkëpunojmë për t’i dhënë zhvillim ekonomik. Këtu s’duhet të ketë asnjë mbetje, të gjithë duhet të jemi pjesë e këtij misioni”,- tha Benet Beci, Drejtor i KESH.

 

 

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 25/10/2020 00:02

    BRAVO KESHIT ,,NA I HEDHIN PLEHRAT NE DRIN KOSOVARET E QELBUR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?