Ky vit akademik ka nisur ndryshe pasi pedagogët nuk kanë hyrë në auditore pasi kërkojnë rritje të pagave. Në thuajse çdo dalje publike, kërkojnë që të shkojnë në nivelin e Kosovës, por ish-zv.ministri i Arsimit të Lartë, Oltion Rrumbullaku shprehej se duhet të zgjedhin modelin e Maqedonisë së Veriut ose Bullgarisë.
Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se do të ishte më i përshtatshëm për Shqipërinë që pagat e pedagogëve të mos jenë njësoj, por të funksionojë me rankimim. Duke marrë shembull degët që kanë më shumë kërkesa si inxhinieria, arkitektura dhe mjekësia, Rrumbullaku shprehet se pedagogët e këtyre Fakulteteve duhet të jenë më të vlerësuar.
“Merret Kosova shembull duke qenë se në rajon, Kosova ka pagat më të larta. Nuk është çështja vetëm për pagat por se si mund të përdorim sistemin e pagave për ta përmirësuar arsimin e lartë, për të motivuar ato programe studimi që kanë cilësi më të lartë në mënyrë që të diplomuarit të shërbehen në mënyrën më të mirë. Sistemi maqedonas ose bullgar ka ndërthurje të pagave, disa bazë e disa në varësi të rankimit. Nëse marrim Maqedoninë ose Bullgarinë, do ishte më i përshtatshëm për Shqipërinë. Unë jam me mendimin që nuk duhet të kenë të njëjtat paga me ato programe që kanë.
Është pak e vështirë për ta bërë sepse është e vështirë të marrësh një vendim që nuk do i kënaqë të gjithë. Në Gjirokastër ose Vlorë, një drejtor në bashki e ka më të ulët se një pedagog. Ndoshta kryetari i Bashkisë e ka pagën në nivelin e tyre. Mund të ketë 100 profesorë të asociuar. Unë mbetem që nuk duhet të jenë të gjithë njësoj. Kam parë rezultatet e degëve. Nëse 80% e studentëve shkojnë në inxhinieri ndërtimi, arkitektë, mjekët, pedagogët që i shërbejnë këtyre degëve duhet të jenë më të vlerësuar”, tha Rrumbullaku.
Ndër të tjera, thekson se vetë pedagogët duhet t’i japin rëndësi asaj që ofron shkolla në mënyrë që të fitojnë më shumë student. Për degët që kanë çdo vit e më pak aplikime, shprehet se duhet t’i japin rëndësi faktit që ofrohen të ardhura për ata që i zgjedhin, ndaj pedagogët duhet të bëjnë një farë reklame tek studentët.
“Ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm për bursat e programeve. Ti nuk bën publik favorin që po i bëhet studentëve. Në momentin që ke risk me numrin e studentëve, duhet të jesh aktiv për rastin e një burse. Edhe në Bullgari, bursat e degëve shkojnë në 300 euro.
Nëse ke mesatare 8.5 dhe shkon në degë të bujqësisë apo mësuesisë, merr çdo muaj 34 mijë lekë të reja. Merr një pagë duke qenë student i këtyre degëve”, tha Rrumbullaku.
Jam dakord per rankim,por jo per kete lloj rankimi.Nuk ka pse pedagoget te penalizohen,apo te sakrifikohen per shkak te preferencave e tregut te punes qe nuk ofron zgjidhje.Nuk jam dakord as me ofrimin e te ardhurave qe te zgjedhin dege qe nuk preferohen.Ja u dhe para te ndjekin matematiken,ja e ndoqen dhe u diplomuan,ku do te zene pune keta matematikane,e ke marre parasysh? Ketu tek une, ofrohet pagese per ndjekje shkolle,por ofrohet per disa dege profesionale,si ndertim,elektricist,hidraulik,etj,ku studiohet e praktikohet nepermjet punes.Problemi ne Shqiperi eshte tregu i punes,per momentin shkencat natyrore nuk ofrojne treg pune,ose nuk eshte i larmishem,ose i kenaqshem,kurse lendet e tjera qe preferohen,megjithese duket qe per momentin e kane te zgjidhur problemin e punesimit,dyshoj se ne te ardhmen do te cojne padashje ne tejngopje te tregut te punes.Duhen bere politika te reja punesimi dhe duhet investuar ne fusha te tjera qe te kete vend pune per te gjithe,jo vetem per disa lloj profesionesh.
PërgjigjuTe ishe aq i zgjuar, nuk ishe ish. Grevethyes
Përgjigju