Brataj paralajmëron: Jo ilaçe nga kushëriri! Lokalet dhe restorantet do mbyllen po s'u respektuan masat e Covid

28 Tetor 2020, 22:59| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 23:05

  • Share

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka këshilluar qytetarët të ruajnë rregullat kundër Covid. Një prej këshillave ka qenë të mos marrin ilaçe nga kushërinjtë por të kosultohen me mjekun.

Ndërkaq ai shton se nëse nuk respektohen masat, mbyllja e lokaleve, bareve e restoranteve nuk do diskutohet.

"Njerëzit të gjithë që marrin në telefon a do mbyllemi. Zotëri respektoni rregullat, kjo punë nuk bëhet vetëm do bashkëpunim. I vetmi moment në histori që duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Jo ilaçe nga kusheriri, nga mjeku. Tani  që po vija lokalet jo plot dhe të rinjtë jo afr njëri tjetrit. Pse duhet të diskutohet a mbyllen baret dhe restorantet nëse nuk kontrollohet situata. Do merren masa nëse nuk respektohen rregullat", tha Brataj.

Ish-kreu i ISHP Besnik Jakaj i ka bërë thirrje institucioneve dhe qeverisë që të marrin masa, në rast se situata përkeqësohet.

"Të respektohen të gjitha rregullat. Të ruhet higjiena, të përdoret maska. Doja ti bëjë një thirrje ministrisë dhe qeverisë. Të shtojnë fondet. Të rrisin numrin e gatshëm për skenarin më agresiv. Tapërballojnë me sukses", tha Jakaj.


Lajmi kryesor:

A ka dhënë efekt maska me detyrim? Brataj: Duhet më shumë kohë, spërklat kanë 70-100 viruse! Lokalet do mbyllen po s'u respektuan masat kundër Covid


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?