Kujdesi ndaj lëkurës

Këshilla që të dukeni bukur në çdo moshë, ja cilat janë sekretet për të pasur një lëkurë perfekte

23 Prill 2022, 22:50| Përditesimi: 23 Prill 2022, 22:57

  • Share

Këshillat më të mira që mund të marrim në lidhje me trajtimin e lëkurës dhe të dukurit bukur në çdo stad të jetës janë këshillat e estetistëve. Drejtori Mjekësor dhe Themeluesi i OVME Estetics, Dr. Mark McKenna, ka ndarë këshillat e tij kryesore për produktet dhe shërbimet për të cilat çdo person ka nevojë, pa marrë parasysh moshën e tyre!

Kujdesi në të 20-at 

Antioksidantët në këtë moshë ndihmojnë për të ndriçuar lëkurën duke parandaluar dëmtimet e përditshme. Kremi kundër diellit është 'investimi' më i rëndësishëm që mund të bëni në lëkurën tuaj në moshë të hershme për të shmangur rrudhat, njollat e diellit dhe dëmtimet e përgjithshme që ndodhin, këshillohet një përdorim i përditshëm i tij.

Kujdesi në të 30-at

Kjo është koha e përkryer për të filluar trajtimet që ndihmojnë vërtet në rritjen e qarkullimit të ngadalësuar të qelizave. Peeling kimik, mikro-gjilpërë RF dhe PhotoFacials janë të këshillueshme për këtë moshë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës.

Kujdesi në të 40-at

Në këtë moshë fillon humbja e elasticitetit dhe e volumit duke shkaktuar rrudha më të theksuara dhe humbje volumi në faqe, buzë apo nën sy. Plus, dhe dëmtimi i diellit që është grumbulluar gjatë viteve të fundit mund të shkaktojë dëmin e tij dhe madje të çojë në kushte si melasma. Rekomandohet që të shtoni acidin hialuronik në rutinën tuaj dhe një serum.

Kujdesi në të 50-at

Në këtë stad kujdesi duhet të jetë për ruajtjen e lagështisë dhe elasticitetit të lëkurës. Menopauza shkakton një rënie të estrogjenit, gjë që rezulton në humbjen e lagështisë dhe volumit të fytyrës. Lëkura juaj mund të bëhet më e ndjeshme dhe njollat e moshës më të theksuara. Mbushësit dhe neurotoksinat mund  të ndihmojnë, por mirëmbajtja me lazer është një domosdoshmëri! Dhe nëse nuk keni hyrë në sferën e PRP (plazmës së pasur me trombocite), ky është një bonus për trajtimet si RF Microneedling për të përmirësuar qarkullimin qelizor.

Kujdesi në të 60-at e më tej

Fokusohuni te hidratimi në shtëpi (hidratuesit, serumet) apo dhe të kryeni trajtime për rritjen e kolagjenit të paktën tre herë në vit.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?