Stina e verës dhe i nxehti, edhe pse vonuan pak për këtë vit, tashmë kanë trokitur në dyert tona dhe shumëkush po planifikon pushimet e tij për këtë vit, të cilat sipas shumë gjasave, sivjet do të jenë më shumë se kurrë pushime “patriotike”, pra brenda kufijve të Shqipërisë, pak nga halli, e pak nga qejfi.
Sidoqoftë, e rëndësishme është që kudo që kalohen pushimet, ato të kalohen në një mjedis të këndshëm, në shoqërinë e duhur, dhe sidomos me pajisjet e duhura që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në valixhen tonë.
Për këtë arsye iu drejtuam katër prej kompanive më të rëndësishme në vend, të cilat na dhanë këshillat dhe ekspertizën e tyre, se çfarë nuk duhet të mungojë këtë sezon veror në çantën apo shportën e çdo udhëtari apo turisti vendas.
Teknologji
Drejtori i Marketingut i Neptun Albania, Drini Dushku, na radhit artikujt elektronikë të teknologjisë së fundit që janë një domosdoshmëri për ti patur këtë verë. Të dhënat nga vitet e kaluara i cilësojnë këto produkte si më të preferuarat nga konsumatorët. Sipas tij: “Janë disa artikuj që nuk duhet të mungojnë në valixhen tonë para se të nisemi me pushimet e verës. Bokset me Bluetooth janë ideale për të dëgjuar muzikën e preferuar mes miqve gjatë ditës në plazh. Ose nëse nuk doni ta ndani me miqtë mund të zgjidhni kufjet wireless me shumë modele nga marka të ndryshme e të njohura.
Askush nuk e mendon më përditshmërinë pa smartphone-in e tij. Me modelet e reja që kanë sjellë Apple, Samsung apo Huawei, fotot që ju do shkrepni do të jenë si të bëra me një kamera profesionale. Megjithatë për profesionistët apo ata shumë të apasionuar pas fotografive, sigurisht që zgjedhjet janë edhe më shumë. Në dyqanet Neptun mund të zgjedhin nga gama e gjerë e aparateve fotografikë profesionalë DSLR, kamerat Go Pro apo edhe drone nga më të ndryshmet. Orat smart si dhe produktet e ndryshëm që matin aktivitetin fizik janë të këshillueshme jo vetëm për ata që merren me sport por për këdo që në stinën e nxehtë preferon të kalojë më shumë kohë jashtë.
Të fundit por jo nga rëndësia janë produktet e kujdesit personal ku përmendim tharëset dhe pjastrat e flokëve për vajzat dhe gratë apo makinat e rrojes dhe qethëse për burrat për të patur një pamje sa më të kuruar në daljet e vona. Gjithashtu do të rekomandoja edhe hekurat e vegjël të rrobave, tepër praktikë për udhëtim. Eksperienca dhe statistikat e kanë treguar vit pas viti trendin gjithmonë në rritje për këto produkte dhe besojmë se do të vazhdojë edhe këtë sezon.”
Gjithçka për detin dhe malin
Ani Xhetani, menaxheri i marketingut i Jumbo shprehet se “Tani është momenti i duhur për rezervimin e pushimeve dhe në të njëjtën kohë i blerjeve të të gjithë aksesorëve të verës. Në JUMBO gjeni gamën më të gjërë të produkteve që ju nevojiten, për të gjithë familjen, duke filluar që nga çadrat e plazhit, karriget, shezlongët, komardaret, termusët, çantat, veshjet etj. Në të njëjtën kohë, të gjithë grup-moshat mund të gjejnë produkte duke filluar nga lodrat e rërës e të ujit për më të vegjlit e deri tek pishinat e gomës dhe varkat e mëdha familjare për një xhiro në detin e shumëpritur. Nuk mungojnë as pajisjet për të organizuar kampingje dhe udhëtime në malet e bukura të Shqipërisë.”
Veshjet e verës
Ornela Kastrioti, menaxhere e marketingut e Fashion Group Albania, që përfshin marka si: Women’secret, Prenatal, Okaidi, Mango, Parfois , Geox, Springfield, Cortefiel, Carpisa, GoldenPoint thotë se “Të gjithëve na pelqen të jemi të përgatitur me veshjet e aksesorët për çdo lloj rasti gjatë pushimeve tona. Kjo për disa mund të konsiderohet një valixhe e mbushur plot dhe e rënde. Por nuk ka pse të jetë kështu. Sekreti i të bërit gati një valixhe të lehtë është të zgjidhni veshje të cilat mund ti përdorni në disa momente të ditës dhe të duken të ndrysme nga kombinimet që do të bëni.
Ja cila mund të ishte një listë e cila do t’ju ndihmonte sipas ekspertëve të FGA:
1. Si fillim ju duhet një valixhe praktike, e lehtë në material , por edhe cilësore.
Për këtë sugjerohet valixhja GoTech nga Carpisa. Ajo ka një material super të lehtë, design modern, rrota rezervë , është e sigurt dhe që të jep mundësinë të zgjerosh volumin e saj nëpërmjet një shtese të brendshme prej 5 cm.
2. Një bluzë , këmishë apo fustan i bardhë e cila kombinohet lehtësisht dhe që mund të përdoret edhe paradite , edhe në mbrëmje në një club.
3. Një pale xhinse të shkurtra që mund ti përdorni për në plazh , por edhe kur të dilni për një kafe apo pije. Një fustan i hollë, i gjatë, floreal e plot ngjyra do të ishte perfekt.
4. Këshillohen rroba banjoje të veçanta të cilat mund të kombinohen mes tyre e që do të bënin që çdo ditë të dukeshit ndryshe. Por vajzat nuk duhet të lënë pa vendosur në valixhe edhe rroba banjoje trup, me të do të jeni tërësisht unikë. Trendi i këtij sezoni janë truporët me topa e vija të cilët i gjeni në Women‘s Secret. Për meshkujt këshillohen motivet “floreare” e me ngjyra. Ndërkohë për më të vegjlit domosdoshmëri janë bluzat apo truporet Okaidi që i mbrojnë nga rrezet ultra vjollcë e që nuk përcjellin nxehtësinë.
5. Sigurisht kapelet, syzet e këpucët praktike janë të domosdoshme, mund të zgjidhen ngjyra të lehta e neutrale që do tu përshtateshin të gjitha veshjeve.
Blerje online, dërgesa shumë shpejt në shtëpinë apo hotelin tuaj
Të treja kompanitë e mësipërmë, sivjet ua lehtësojnë edhe më shumë blerjet, sepse nëse keni harruar të merrni me vete diçka të domosdoshme, ato mund t’ua dërgojnë deri në derën e hotelit kudo që ndodheni.
Një blerje në www.neptun.al nuk kërkon më shumë se 2 minuta kohë. Megjithatë, për ata që nuk ndihen rehat që të kryejnë një proces online mund ta bëjnë porosinë me telefon thjesht duke thirrur numrin 044505050 ose duke dërguar një mesazh në Whatsapp/viber në numrin 0684084044.
Të gjithë produktet e verës mund të porositen lehtësisht në www.jumbo.al ose mund t’i zgjidhni pranë dyqaneve Jumbo në TEG, QTU, Durrës, Shkodër, Fier dhe Elbasan.
Whatsapp, Viber, Telefon, Sms në numrin 0684092929 dhe Messenger ne Facebook apo Instagram “Jumbo Albania”.
Edhe në platformën më të re të shitjeve online www.fga.al ku blerësi shqiptar ka një gamë të gjerë me alternativa produktesh, nga 10 marka internacionale të njohura, me artikuj për të gjithë familjen nga bebet, nënat shatëzënë, të rinjtë, femra e meshkuj, është e sigurt që do të gjeni gjithçka për valixhen tuaj të pushimeve.