KËSHILLAT, Qarku Berat/ PS merr pjesën dërrmuese të mandateve në të gjitha bashkitë! Në Dimal PD mund koalicionin Berisha-Meta

16 Maj 2023, 22:42| Përditesimi: 16 Maj 2023, 22:40

  • Share

1684165108_vendnumerimi.jpg

Bashkinë e Beratit ka përfunduar numërimi për Këshillat Bashkiakë. Për 31 këshilltarë, Partia Socialiste merr 56.36% ose 20 mandate. Ndërkohë që ‘Bashkë Fitojmë’ deri tani janë në kuotat e 22.16% me 7 mandate. Partia Demokratike merr vetëm 3 mandate me 10.30%, ndërsa PDIU merr një mandat me 3.02%. 
Rezultatin e plotë për Bashkinë Berat e gjeni KËTU

Bashkinë e Kuçovës janë numëruar 65 nga 65 QV në total. Partia Socialiste ka marrë 51.00 % merr 18 mandate nga 31 gjithsej. Ndërkohë që ‘Bashkë Fitojmë’ deri tani janë në kuotat e 22.13 % me 8 mandate. Partia Demokratike merr 3 mandate me një përqindje prej 9.07 %. Nga 1 mandat marrin edhe PSD dhe AD.
Rezultatin e plotë për Bashkinë Kuçovë e gjeni KËTU

Në Bashkinë e Skraparit janë numëruar të 23 qendrat e votimit . PS merr 44.72% me 8 mandate nga 15 gjithsej, ndërkohë që Bashkë Fitojmë marrin 5 mandate me rreth 30%. Nga 1 mandat marrin edhe PSD me 7.86% dhe PR me 6.28%. PD nuk ka siguruar mandat.
Rezultatin e plotë për Bashkinë Skrapar e gjeni KËTU

Bashkinë e Dimalit janë numëruar 49 kuti. PS ka fituar 11 mandate nga 21 ose 45.4%, ndërkohë që PD merr 4 mandate me rreth 17.1%. PD zyrtare duket se rritet duke lënë pas koalicionin e Berishës që merr 3 mandate ose 11.9%. Nga 1 mandat marrin edhe PSD, PR dhe PAA. 
Rezultatin e plotë për Bashkinë Dimal e gjeni KËTU

Bashkinë e Poliçanit, ku PS mori një fitore të thellë me kandidatin Zotkaj, edhe në garën për këshillat socialistët marrin një përqindje të jashtëzakonshme, 71.08% duke marrë 13 nga 15 mandatet, ndërkohë që ‘Bashkë Fitojmë’ e Berisha-Meta vetëm 1 mandat me 10.32%, dhe PD 1 me 5.93%.
Rezultatin e plotë për Bashkinë Poliçan e gjeni KËTU


Lajmi kryesor:

PS merr shumicën e këshillave bashkiakë! PD rritet! Berisha-Meta pësojnë tjetër disfatë! PSD merr veriun


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?