KËSHILLAT, Qarku Lezhë/ Surprizë rezultati i Tom Doshit, ia kalon edhe BF në Lezhë! PS dhe PSD marrin më shumë mandate në Mirditë, ‘Bashkë Fitojmë’ lihet në hije

17 Maj 2023, 07:10| Përditesimi: 17 Maj 2023, 22:28

  • Share

Në bashkinë e Lezhës, ka përfunduar votimi për Këshillin Bashkiak. Rezultati ka qenë surpriza pasi Partia Socialdemokratike ka marrë 7 mandate me 14.24% të votave. PS ka marrë 17.15% të votave ose 9 mandate. Bashkë Fitojmë ka marrë 12.93% ose 6 mandate. Ajo çfarë vihet re është se partia e Tom Doshit ka marrë më shumë vota se Meta dhe Berisha. Më pas vijon Partia Kristian Demokrate me 4 mandate, 9.44% të votave, PD me 2 mandate, 4.85% të votave. Aleanca Arbnore Kombëtare, PUK, PGJ dhe AAK secila me 2 mandate. Ndërsa PLL, PASH, PDS, PAA, FRD nga një mandat.
Rezultatin e plotë për bashkinë Lezhë e gjeni KËTU.

Në bashkinë Mirditë ka përfunduar numërimi dhe PS dhe PSD kanë ndarë nga 4 mandate secila. Konkretisht socialistët kanë siguruar 15.75% të votave dhe PSD 15.54%. BF me 9.62% ka fituar 2 mandate. Po ashtu 2 mandate kanë siguruar edhe PD me 8.98% të votave, 2 mandate dhe LZHK, FRD. Ndërsa PAA, ALD, PDIU, AAK dhe NTH kanë siguruar nga një mandat. 
Rezultatin e plotë për bashkinë Mirditë e gjeni KËTU.

Në Kurbin janë numëruar të gjitha kutitë e votimit. PS renditet forcë e parë me 9 mandate duke siguruar 21.19% të votave. BF renditet forcë e dytë me 6 mandate, 16.39% të votave. PDS forcë e tretë me 7.35% të votave dhe 3 mandate. PSD, PDIU dhe PR nga 2 mandate secila. Ndërsa PAA, PD, LZHK, PGJ, NTH, ADK kanë siguruar nga 1 mandat. Po ashtu kandidati i pavarur Diogjen Kolici ka siguruar një mandat.

Rezultatin e plotë për bashkinë Kurbin e gjeni KËTU.


Lajmi kryesor:

PS merr shumicën e këshillave bashkiakë! PD rritet! Berisha-Meta pësojnë tjetër disfatë! PSD merr veriun


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?