Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Durrësit i kërkon qeverisë subvencion për trajtimin e mbetjeve

10 Qershor, 18:33| Përditesimi: 10 Qershor, 19:01

Këshilli Bashkiak i Durrësit në një mbledhje online zhvilluar këtë të enjte vendosi që ti kërkojë qeverisë subvencion për trajtimin e mbetjeve. Në relacionin e siguruar nga Report tv thuhet:

"Të kërkohet nga Qeveria Shqiptare miratimi i subvencionimit të plotë të tarifës hyrëse për një afat 10 vjeçar sipas planit afatgjatë të buxhetit, duke qenë se Bashkia Durrës ka kaluar pasoja qoftë prej pandemisë globale ashtu dhe prej gjendjes së jashtëzakonshme shpallur si rrjedhim të goditjes nga tërmeti i 26 nentorit 2019".

Durrësi përpunon rreth 200 ton mbeturina në ditë dhe që prej vitit të kaluar kur u mbyll Porto Romano, bashkia u fut krizën e menaxhimin e mbetjeve. Vitin e kaluar nënshkroi një kontratë provizore me inceneratorin e Sharrës, kontratë që skadoi dy ditë më parë.

Në këto kushte, Këshilli Bashkiak kërkon nënshkrimin e një kontrate të gjatë me afat 10 vjecar me kompaninë koncesionare “Integrated Energy”, por në mungesë të buxhetit, kërkon subvencion nga qeveria për përpunimin e integruar të mbetjeve.

Vendimi i këshillit bashkiak të Durrësit është dërguar në Ministrinë e Financave, Bashkinë e Tiranës dhe operatorin privat të menaxhimit të plehrave në Sharrë. Burimet thanë se në mbledhje është rrëzuar skenari i parë për ngritjen e një landfilli të ri në territorin e Durrësit dhe me shumicë votash është miratuar skenari i dytë, ai i përpunimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës. Ende nuk dihet se sa është fatura financiare që do të paguajë qeveria shqiptare për përpunimin e mbetjeve të Durrësit. Ajo që dihet është se me buxhetin e saj prej 5.5 milionë euro në vit bashkia e Durrësit ka parashikuar vetëm grumbullimin dhe transportin e mbetjeve nga Durrësi drejt Tiranës.

Be.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?