Politikë

Këshilli Bashkiak i Tiranës voton për shkarkimin e Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist (VIDEO)

23 Shtator, 18:43| Përditesimi: 23 Shtator, 19:17

  • Share

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, ku komentoi zhvillimin më të rëndësishëm politik të ditës së sotme, propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.

Ngjela tha se shkarkimi i Veliajt, i zgjedhur nga populli, në një kohë kur nuk ka asnjë dënim të formës së prerë të caktuar ndaj tij nga gjykata, vë në dyshim drejtësinë e këtij vendimi të marrë sot nga Këshilli Bashkiak.

“Diskutimi është: kanë të drejtë këta të shkarkojnë kryetarin e zgjedhur nga populli? Po kryetari, nëse ata marrin një vendim politik, ka të drejtë ta hedhë në Gjykatë. Unë nuk e di si do veprojë. Unë po flas në koncept juridik. Ku ka qenë kapërcimi i PS këtu? Nuk ka pritur që vendimi i dënimit të marrë formë të prerë. Po sikur të marrë pafajësi për gjykim, çfarë ndodh? Kush do hyjë në burg? E kuptoni se si ngërthehen kot çështjet juridike”,- tha Ngjela.

Më tej, avokati u shpreh i bindur se nëse zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe kryetari pasardhës i Bashkisë Tiranë do të jetë nga radhët e Partisë Socialiste.

“Nuk rrëzohen. Kush del t’i rrëzojë ju lutem? Ku e kanë fuqinë? Kryetari i partisë tjetër është non grata në Amerikë, mbaron biseda. Nuk kanë dhe vota, i kanë humbur thellë. Po kjo goditja që i bënë Velisë e ka dëmtuar Partinë Socialiste? Nuk besoj se e kanë dëmtuar”,- tha Ngjela.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?