Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar me 36 vota pro dhe 1 kundër buxhetin e vitit 2022 dhe programin buxhetor afatmesëm 2022-2024, duke bërë vetëm disa ndryshime.
Vota e vetme kundër ishte ajo e këshilltarit bashkiak Arbis Vjerdha i cili e kundërshtoi këtë paketë dhe hodhi akuza ndaj Voltana Ademit e te zgjedhurve socialistë.
Gjithashtu Këshilli kaloi me shumicë votash të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës përtej qëndrimeve që shfaqën një pjesë e këshilltarëve bashkiak.
Në buxhet, përveç ndryshimit të disa taksave e tarifave, ka patur shtim të zërave të rinj në investime, duke patur ne fokus infrastrukturën dhe shërbimet, si dy pika delikate për Shkodrën. Tashmë buxheti do të kalojë në prefekturen e Shkodrës për të marrë dritën jeshile të Prefektes Majlinda Angoni, ose në rast të mos përmbushjes së kritereve ajo mund të vendosë kthimin e tij për rishqyrtim dhe ndryshime.
Vlera totale e buxhetit të Bashkisë Shkodër është 320 milion lekë.
Po pse vetëm një votë kundër?! Duket se socialistët shkodranë qenkan demokrat!! Bravo Voltana atëherë!!
PërgjigjuNdonje fond per sportin e te rinjve dhe moshat?! Hic fare. As fusha. As lesh.
Përgjigju