Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Në mbledhjen e së hënës, sipas RTSH anëtarët e Këshillit, votuan për kandidatët që dorëzuan dokumentacionin e tyre brenda afatit të përcaktuar.
Në mbledhje janë përzgjedhur dy kandidatë që do të shkojnë për votim: Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Kjo e fundit është drejtoresha në detyrë e RTSH që pas dorëheqjes së Alfred Pezës.
Ndërkohë, Laureta Roshi, Kliton Rama, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha janë përjashtuar nga gara. Këshilli Drejtues i RTSH-së mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Këshilli Drejtues vendosi që seanca dëgjimore me 2 kandidatëve do të zhvillohet të premten në orën 10:00.