Këshilli Euroatlantik i PD shqetësime: Na janë vonuar fondet, kemi bërë fushatë pa financime! Dënojmë shitblerjen e votës

12 Maj 2023, 14:27| Përditesimi: 12 Maj 2023, 14:42

  • Share

Këshilli Euroatlantik i PD-së ka shprehur shqetësime për disa çështje. Ndër to, kreu i këtij Këshilli, Preç Zogaj ka përmendur vonesat e financimeve të fondeve për PD. Kjo ka bërë që sipas tij, të bëhet fushatë pa financimet përkatëse.

“Vlerësojmë  dhe mbështesim fuqishëm fushatën elektorale të Partisë Demokratike në të cilën drejtuesit e saj nga baza në qendër me Enkelejd Alibejn në krye, kandidatët e saj me Roland Bejkon në Tiranë si zëri i tyre me përfaqësues, anëtarët dhe simpatizantët e saj në  mbarë vendin, po shpalosin me qartësi dhe  vendosmëri alternativën e një opozite të vlerave perëndimore dhe kombëtare të qendrës së djathtë dhe të një Partie Demokratike të hapur e të reformuar me shikimin nga e ardhmja.

-Denoncojmë cënimin e barazisë në zgjedhje, shprehur edhe në vonesat ektreme të qëllimshme për livrimin e fondeve për fushatën elektorale të PD-së, çfarë ka bërë që praktikisht  kjo parti të fushatojë deri në fund pa financimet që i jep ligji, në kontrast të stërmadh me fushatat publicitare shumë të kushtueshme, me financime jotrasparente, të  Partisë Socialiste  dhe kualicionit “Bashkë fitojmë”.- tha ai

Ndër shqetësimiet e tjera, Zogaj ka theksuar edhe shitblerjen e votës si problematike, duke marrë shkasë nga arrestimi i Fredi Beleri.

“-Denoncojmë përdorimin në çfarëdo lloj forme të buxhetit të shtetit nga partia në pushtet për orientimin  dhe kushtëzimin e votës së qytetarëve, sidomos në formën e  thirrjes për të votuar PS që  të marrin investime, një koncept fyes për qytetarët që  godet në bosht decentralizimin dhe autonominë vendore.

-Shprehim shqetësimin e thellë për rastet e  shitblerjes së votës, që në  intensifikimin e tyre në ditët e mbetura të fushatës do të rrezikonin  shndërrimin e zgjedhjeve nga  festë në farsë të turpshme që i intereson vetëm kriminalizmit të politikës.

-Theksojmë se normalizimi i përdorimit të administratës dhe  makinerisë shtetërore  në  zgjedhje për llogari të Partisë Socialiste me justifikimin  se na lejohet gjithçka meqë një pjese të opozitës i janë mbyllur dyert në SHBA dhe Europë, është e papranueshme dhe shumë e dëmshme për demokracinë, për vendin. Asgjë nuk e justifikon shkatërrimin e standarteve zgjedhore euroatllantike.

-Ripohojme se zgjedhjet e 14 majit, megjithëse vendore, janë  si asnjëherë tjetër, zgjedhje politike dhe gjeopolitike gjithashtu. SHBA, Europa, Perëndimi po na shohin me kë janë zgjedhësit shqiptarë tani.

-Përsërisim thirrjen drejtuar  zgjedhësve pa dallim- demokratë, pa parti, të pavendosur-, elektoratit gri, njerëzve të lirë e të fortë të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 14 majit, të votojnë kandidatët e  Partisë Demokratike, të votojnë numrin 9 në fletën e votimit për këshilltarë, ti japin mundësi kësaj partie të mbetet një forcë politike vitale, të ringrihet, të reformohet, modernizohet  dhe riniset si alternative perendimore dhe kombëtare e rrotacionit  sa më të shpejtë  të pushtetit në Shqipëri.”- tha ai

Këshilli Euroatlantik i PD përbëhet nga 11anëtarë, ish themelues të PD e kontribues të saj ndër vite.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?