Një ditë pas prezantimit të tyre nga kreu i Komanduar Enkelejd Alibeaj, Këshilli Euroatlantik i PD i kërkon qytetarëve të votojnë kandidatët e Partisë Demokratike për kryebashkiakë e këshillat vendorë.
“Ne mbështesim çdo faktor në Partinë Demokratike, çdo kandidat për kryetar bashkie apo këshilltar, të cilët po luftojnë gjatë kësaj fushate elektorale në rrethana mjaft të vështira për të përfaqësuar vullnetin e demokratëve të lirë dhe njerëzve të lirë në këtë vend. Ne u bëjmë thirrje demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht, plot vetëdije, besim e largpamësi në zgjedhjet 14 maj për t’i dhënë votën kësaj alternative, për ti dhënë mundësi PD-së të ringrihet, të bashkohet e të rritet si forcë fituese e ndryshimit.”- u shpreh Preç Zogaj.
Përfaqësuesi i Këshillit Euroatlantik të PD, Preç Zogaj tha se aktet që ndërmori Sali Berisha pas shpalljes së tij non grata po nxisin anti-amerikanizëm.
“Ne mendojmë se zhvillimet kritike dhe dramatike brenda Partisë Demokratike, sidomos këto dy vitet e fundit, që kur SHBA shpallën nongrata ish Presidentin dhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe ai ndërmori pas kësaj përfshirjen e Partisë Demokratike në çështjen e tij, kanë krijuar një mjegullnajë të pazakontë në politikën dhe shoqërinë shqiptare, duke nxitur një retorikë antiamerikane dhe antiprendimore të panjohur gjatë këtyre viteve të demokracisë, majtas dhe djathtas, të trashëguar nga regjimi i Enver Hoxhës dhe rishtare.”- tha Zogaj.
Këshilli Euroatlantik i PD përbëhet nga 11anëtarë, ish themelues të PD e kontribues të saj ndër vite.
TABELË
1. Edmond Trako
2. Eduard Prodani
3. Fatos Hoxha
4. Gjergji Hani –
5. Marcel Hila
6. Neli Demi
7. Nevila Nika
8. Omer Stringa
9. Preç Zogaj
10. Rushdi Keci
11. Vasil Gjika
Ti o Preç Zogaj do te shkosh ti lepihesh prap Berishes sepse je njeri pa shtylle kurrizore.
Përgjigju