Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kërkesë Kuvendit: 17 shkurti, Dita e pavarësisë së Kosovës, të shpallet festë zyrtare në Shqipëri

22 Shkurt 2023, 11:51| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 13:08

  • Share

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar që 17 shkurti të shpallet festë zyrtare kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Kërkesa është bërë në kuadër të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës që u festua ditë më parë.

Në kërkesë theksohet se duke qenë se kjo datë është një përmbushje e aspiratave shekullore të kombit shqiptar, atëherë 17 shkurti duhet të jetë festë zyrtare në vendin tonë, ashtu si në Kosovë.

“Duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare;

si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro – Atlantike; si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar; si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATOs dhe vendeve të tjera aleate dhe mike,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të  ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike”-thuhet në kërkesën e bërë.

Në 17 shkurt të këtij, viti ashtu siç tashmë është kthyer në traditë, presidenti i vendit, Bajram Begaj ishte në Prishtinë në një vizitë 2 ditore në kuadër të festimeve të përvejetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?