Aleksandër Vuçiç

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Të shqetësuar nga gjuha nxitëse dhe denigruese e Vuçiçit! Cenohet paqja dhe siguria e rajonit

3 Dhjetor 2022, 17:30| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 17:33

  • Share

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratave të presidenti të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në të cilat, ky i fundit e akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se po bënë terror ndaj serbëve të Kosovës, pas emërim të Nenad Rashiçit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, me një postim në “Facebook” dënon deklaratën e presidentit serb të cilën e konsideron “konflikt nxitëse”.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është duke i përcjellë me shqetësim deklaratat e fundit konflikt nxitëse dhe përdorimin e gjuhës denigruese të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ndaj Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, Ministrit të posa emëruar për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë së Kosovës, z. Nenad Rashiq, dhe bashkëpunëtoreve të tij të komunitetit serb që nuk pajtohen me politikën e Serbisë.

Deklaratat e tilla që kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe luftë nxitës të regjimit të Millosheviçit ndaj shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht edhe paqen e sigurinë në rajon.

KASH mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmë të Bashkimit Evropian dhe përkrahje të SHBA-ve.

KASH i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiqit, i cili tanimë e bëri të qartë se nuk ka hequr dorë nga orientimi pro-rus, me emërimin në krye të shërbimit për inteligjencë të Serbisë (BIA) të shovinistit dhe anti-shqiptarit famëkeq Aleksandër Vulin”, thuhet në postimin e Këshillit të Ambasadorëve në Facebook.

Emërimin e Nenad Rashiçit  nga Qeveria e Kosovës, në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Serbia e ka konsideruar si shkelje, pasi thotë se Rashiç nuk përfaqëson serbët e Kosovës. Ndaj vendimit, pati një reagim nga presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili e konsideroi një “qëndrim i mjerueshëm anti-serb i treguar nga BE-ja” dhe se ajo që 'bëri koka terroriste Albin Kurti meriton dënim'. Vuçiç tha dhe se Serbia nuk do të marrë pjesë në samitin që organizohet më 6 dhjetor në Tiranë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë pjesë e bllokut evropian.

Pas deklaratës së presidentit serb, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në ulje të tensioneve.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 03/12/2022 19:21

    A e shqetson Edvin shkjaun shqipfolës ky vllau i tij vucic, jo sepse që të dy janë kriminel ordiner

    Përgjigju
    • Durrsaku: 04/12/2022 06:19

      O mik shko se paske ik per lesh . Hajt te rujt zoti se mend te paskan lene.

  • UKU MOMLIT: 03/12/2022 18:13

    Ky shurraqi serb Vuçiç/Vukaka eshte kryemikuballkanas i kryeministrit tone të nderuar edvin dhe ne "confidence" beri nje shou me pranine e perfaqsuesit European. Gjarperi nuk behet mik,pasi te ka kafshuar edhe të poshteron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?