Flamuri shqiptar në Luginën e Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë vizitë në Luginën e Preshevës! Banorët autoktonë kërkojnë më shumë vëmendje nga Shqipëria dhe Kosova

24 Mars 2023, 17:17| Përditesimi: 24 Mars 2023, 17:24

  • Share

Një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptare (KASH), i kryesuar nga Presidenti i (KASH) Besnik Mustafaj, ish Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërise, zhvilloi një vizitë pune në Luginën e Preshevës, në Medvegje, Preshevë dhe Bujanovc.

Delegacioni u takua dhe zhvilloi bisedime me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin dhe përfaqesuesit politikë dhe drejtuesit e institucioneve vendore të Luginës, Ardita Sinanin, Shqipërim Arifin, Kryetarin e Keshillit Kombetar Shqiptar të Lugines se Presheves, Ragmi Mustafa.

KASH u informua nga mikëpritësit per sfidat dhe problematikat shumë tē veshtira, nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët e Luginës, duke filluar me zbatimin absurd dhe diskriminues të ligjit për pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe burokracirat e panumërta për njohjen e atyre të Shqipërisë, diskriminimin në punësimet në institucionet shtetërore në favor te serbëve, mungesën e vemendjes dhe investimeve shteterore, zhvendosjen e gjykatës nga Presheva, etj.

Të gjitha këto kanë sjellë një diskriminim dhe dhunë raciale apo etnike, vecanërisht ndaj pakicës shqiptare që jeton në trojet e veta, të pashembullt edhe per vete Serbine, dhe një spastrim etnik modern, sikundër evidentohet edhe nga raporti i fundit i Departamantit Amerikan te Shtetit (DASH) dhe në raportet e studimet e Komitetit te Helsinkit të Serbisë.

Përfaqesuesit e Lugines parashtruan edhe një sërë kërkesash dhe vërejtjesh ndaj qeverive të Republikës së Shqiperise dhe të Kosoves. Ata kerkuan më shumë vemendje, sensibilizim të situatës së tyre, trajtim reciprok të të drejtave të tyre me ato të të serbeve në Kosovë, përfshirjen e problematikës së shqiptarëve të Lugines në bisedimet Kosovë – Serbi, krijimin e një fondi kombëtar solidariteti të qeverive të Shqiperisë dhe Kosovës për investime në Luginë, hapjen e një konsullate të Shqiperise në Bujanovc.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u shpreh se i aprovonte dhe e mirëkuptonte pershkrimin e gjendjes dhe kërkesat e perfaqesuesve të Lugines, se gjendja e veshtirë vërehej qartazi në terren, dhe premtoi se KASH do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e veta për të sensibilizuar kancelaritë perëndimore dhe qendrat më të rëndësishme të vendimmarrjeve, por edhe qeveritë e Republikes se Shqiperise dhe asaj te Kosoves për më shumë vëmendje në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut, të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për shtimin e investimeve qe do te nderpriste sado pak hemorragjine e largimit të planifikuar të shqiptarëve nga Lugina, apo siç e ka vlerësuar DASH ’’spastrimin modern etnik’’ te Luginës prej shqiptarëve.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?