TIRANË- Partia Demokratike vijon ‘betejën’ mes vetes! Ndonëse një ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, anuloi zgjedhjet për kryetar që pritet të mbahen më 29 korrik, sot grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës, lajmëruan se nesër do të zhvillohet procesi zgjedhor. Mbi 25 mijë anëtarë janë thirrur të votojnë, ndërkohë që procesi kundërshtohet ashpër edhe nga një pjesë e rëndësishme brenda PD-së zyrtare, të kryesuar nga Bardhi.
Sot zyra e shtypit të Partisë Demokratike, ka u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve që të marrin pjesë në votim për ringritjen e PD-së, ndërsa ka bërë publike edhe qendrat e votimit ku do të votojnë anëtarët.
‘Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 19:00. Ju vendosni të ardhmen e PD dhe të ardhmen e Shqipërisë.'- thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit n PD.
Në një deklaratë për mediat, Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana tha se procesi është legjitim, ndonëse një ditë më parë Këshilli vendosi anulimin e zgjedhjeve.
“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me testen e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike, pjesa e rithemelimit nuk mund të bëhet pjesë, gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtë s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, tha Gjana.
Pak ditë më parë kreu Komisionit Zgjedhor në PD Jemin Gjana tha se lista e anëtarësisë që do të votojnë është 25 mijë anëtarë, nga 50 mijë që ishin në total.
Vendimet e Këshillit për anulimin e zgjedhjeve dhe pezullimin e funksionit të Kryesisë, e fusin Partinë Demokratike në një tjetër ngërç, pasi dy grupet brenda PD zyrtare po vijojnë me veprime të njëanshme. Grupi i Bardhit po përpiqet të pengojë Bashën që të vendoset sërish në krye të partisë, ndërsa grupi i Bashës vijon me vendosmëri rrugën për rikthimin e tij në drejtimin e PD dhe të shtunën do të mbajnë procesin zgjedhor.
Kjo përplasje mes Partisë Demokratike zyrtare nisi për shkak të zgjedhjeve që pritet të mbahen më 29 korrik për kryetarin e ri. 7 deputetët Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Sajmir Korreshi dhe Ramadan Likaj kërkuan anulimin e zgjedhjeve dhe kjo bëri që Bardhi të thërrasë Këshillin Kombëtar. Nga ana tjetër, Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.
'
Qëndrat e votimit për zgjedhjet e nesërme të PD-së
Qëndrat e votimit për zgjedhjet e nesërme të PD-së
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana i ka bërë thirrje anëtarëve të partisë që nesër të votojnë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të PD. Në një deklaratë për mediat, Gjana tha se procesi është legjitim, ndonëse një ditë më parë Këshilli vendosi anulimin e zgjedhjeve.
“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me testen e PD nuk kanë punuar për partitë e tjera politike, pjesa e rithemelimit nuk mund të bëhet pjesë, gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit. Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtë s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, tha Gjana.
Gazment Koduzi, nga komisioni Zgjedhor i PD-së për zgjedhjet e kryetarit në një deklaratë për mediat foli në lidhje me procesin e votimit që pritet të zhvillohet nesër. Koduzi u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të marrin pjesë e të shprehin vullnetin e tyre.
‘Nesër, në datën 29 Korrik 2023, pas një muaji takime me demokratët të kandidatëve, do të kryhet votimi për Kryetarin e Partisë Demokratike. Qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Informacionin për qendrat e votimit mund ta gjeni pranë Degëve përkatëse ose online në faqen zyrtare të Partisë Demokratike.
Është i ftuar të shprehë vullnetin e tij për kryetarin e Partisë, çdo anëtar i Partisë Demokratike Votuesi paraqitet përpara Komisionit me mjet identifikimi (kartë identiteti, pasaportë, apo patentë) dhe ia dorëzon atë për verifikim anëtarit të Komisionit që është caktuar përgjegjës për administrimin e Listës së Votuesve.
Nuk lejohet fotografimi apo çdo formë tjetër e dokumentimit të mënyrës së votimit. Votimi mbyllet në orarin e përcaktuar, duke u siguruar që në ambientet e QV nuk ka anëtarë që pret për të votuar. Nëse ka ende anëtarë të PD-së që presin të votojnë përtej orarit të caktuar për mbylljen e qendrës së votimit, Kryetari i Komisionit mbledh dokumentet e tyre të identifikimit dhe sigurohet që kushdo që është në rradhë për të votuar të ketë mundësi për të votuar.
Procesi i Numërimit të votave fillon jo më vonë se 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit. Numërimi bëhet në prani të të gjithë anëtarëve të Komisionit dhe veshguesve te kandidateve dhe është i hapur për mediat dhe për anëtarësinë e interesuar.
Në përfundim të procesit të Numërimit, Komisioni i Votimit dhe Numërimit, harton procesverbalin e procesit të votimit dhe numërimit. Edhe njëherë ju bëjmë thirrje demokratëve të marrin pjesë në votim, dhe sigurojmë që asnjë anëtar i Partisë Demokratike nuk do të ngelë pa shprehur vullnetin e tij. Nesër është një ditë e rëndësishme për demokratët. Partia Demokratike nis ringritjen dhe riorganizimin e saj, për tu kthyer në shpresën dhe alternativën që presin dhe meritojnë shqiptarët.’- u shpreh Koduzi.
Jemini eshte ai matematicieni qe uli 5800 vete ne 1200 karrike hahahahahah
Përgjigju