Kronikë

Këshilli i BE: Thelbësore që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt! Borrel: Duhet të ecim përpara! Varhelyi optimist

10 Maj 2021, 17:10| Përditesimi: 10 Maj 2021, 20:05

  • Share

TIRANË- Më 5 Maj Këshilli i Bashkimit Europian i ka rekomanduar të vendeve të BE-së vazhdimin e negociatave të integrimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Këshilli në paragrafin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar që për këto dy vende të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur.

’Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende.’’- thuhet në paragrafin 21.2.

Po ashtu sipas Këshillit të BE, duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit evropian. Ky draft është paraprak dhe për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare duhet që të gjithë vendet të jenë dakord. 

Nga ana tjetër, ditën e sotme, është zhvilluar mbledhja e ministrave të Jashtëm Europian, ku Shefi i politikës së jashtme Joseph Borrel, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit. Borrel deklaroi se ka nevojë për vazhdimin e procesit të anëtarësimit për Malin e Zi dhe Serbinë gjithashtu nevojën për liberalizimin sa më parë për Kosovën, teksa vuri theksin edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ndërkohë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, teksa ka postuar foto nga ,bledhja, shkruan se sot është konfirmuar perspektiva e Ballkanit Perëndimor për në BE është e padiskutueshme dhe se duhet nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pjese nga drafti

Ora 17:27
Borrel: Duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë diskutuar sot për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara.  Shefi i politikës së jashtme së Bashkimit Evropian Joseph Borrel, pas samitit të ministrave të jashtëm të BE, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit.

“Ne duhet të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duam ta theksojmë edhe njëherë se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit.  Rajoni ka një rol të veçantë në Evropë dhe për Evropën. Ka një rol strategjik për ne. Mesazhi që ministrat çuan sot, ri afirmim se e ardhmja e tyre është në BE. Ne duam të tregojmë se kemi një angazhim ne te gjithë aspekt”, tha Borrell.

Borrel deklaroi se ka nevojë për vazhdimin e procesit të anëtarësimit për Malin e Zi dhe Serbinë gjithashtu nevojën për liberalizimin sa më parë të liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në fjalën e tij ai theksoi se është e nevojshme vazhdimi i dialogut i Kosovës me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“ Qeveria e re na tha se nuk kishte mjaftueshëm informacione nga qeveria e mëparshme. Nuk mund të kalojmë në pushime pa mbajtur takimin e ardhshëm.”

Borrel në fjalën theksoi se është që si rrallëherë Ballkani Perëndimor zuri vend kryesor në axhendën e BE-së dhe theksoi se javën e ardhshme liderët e Ballkanit Perëndimor do të gjenden në Bruksel, aty edhe ku do të diskutohet për përspektivën e rajopnit.

Ai në anën tjetër ka theksuar edhe njëherë se ndihma e BE-së për rajonin ka qënë e jashtëzakonshme dhe se ndihmat e ofruara janë ndihma dhe jo grante për të cilat ka për të paguar më vonë.

Samiti i ministrave është fokusuar në dy çështje kryesore, situata në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet me SHBA.

Ndërkohë që më 5 Maj Këshilli Evropian i ka rekomanduar të vendeve të BE-së vazhdimin e negociatave të integrimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ky draft është paraprak dhe për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare duhet që të gjithë vendet anaëtare  të jenë dakord.

Ora 16:46
Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Varhelyi optimist: Në Këshillin e Punëve të Jashtme për domosdoshmërinë e integrimit të Ballkanit

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, teksa ka postuar foto nga takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian ka nënvizuar se diskutimi ka qenë i frytshëm.

Varhelyi shkruan se sot është konfirmuar perspektiva e Ballkanit Perëndimor për në BE është e padiskutueshme dhe se duhet nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 “Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin. Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut  Beograd-Prishtinë“, shkruan Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?