Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov

Këshilli i Europës e pezulloi, Rusia vetetërhiqet pas 7 ditësh, i bashkohet Bjellorusisë si 2 vendet e vetme europiane jo anëtare! Lavrov: S'e durojmë më Perëndimin

10 Mars 2022, 09:33| Përditesimi: 10 Mars 2022, 11:34

  • Share

Rusia ka vendosur të largohet përfundimisht nga Këshilli i Europës. Këtë e ka bërë me dije ministri i Jashtëm, Serghei Lavrov, i cili tha se Rusia nuk ka ndërmënd të durojë veprimet e Perëndimit, duke i cilësuar ato si të pakthyeshme.

"Rrjedha e ngjarjeve është bërë e pakthyeshme dhe Rusia nuk ka ndërmend të durojë veprimet subversive të ndërmarra nga Perëndimi, i cili shtyn për një rend të bazuar në rregulla dhe zëvendësimin e ligjit ndërkombëtar të shkelur nga Shtetet e Bashkuara, satelitët", tha ai për “Tass”

Kujtojmë se Këshilli i Europës 7 ditë më parë pezulloi Rusinë nga pjesëmarrja për shkak të agresionit në Ukrainë. Rusia i bashkohet kështu Bjellorusisë, si 2 vendet e vetme europiane që nuk janë anëtarë të KiE. 

Çfarë është Këshilli Evropian?

Këshilli i Evropës është një organizatë evropiane për të arritur një bashkim më të madh midis vendeve anëtare mbi bazën e traditave të tyre të përbashkta të lirisë politike. Qëllimi i Këshillit të Evropës është të arrijë një unitet më të madh midis anëtarëve të tij, që janë 47 vende të kontinentit. 

Kur është bërë pjesë Rusia?

Rusia u bë anëtare e Këshillit në 1996 . Pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, delegacionit rus në asamble iu hoq e drejta e votës. Rusia u përgjigj duke bojkotuar seancat e asamblesë dhe duke pezulluar kontributet në buxhetin e këshillit. Sot ajo është larguar përfundimisht nga KiE.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?