Iviça Daçiç

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme

28 Mars, 10:24| Përditesimi: 28 Mars, 10:25

  • Share

Serbia ka reaguar pas Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar duke e konsideruar diçka të tillë si “skandaloze dhe të turpshme”.

Daçiç tha se vendim shkel parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës pasi për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk njihet ndërkombëtarisht.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz. Ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht. Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, u shpreh Daçiç.

Këshilli i Europës miratoi më 27 mars rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, me 31 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Dy votat kundër ishin të deputetëve të Serbisë, të Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ndërsa Aleksis Tsipras deputeti i Greqisë ka abstenuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?