Këshilli i Europës ka miratuar paketën e dytë të ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me vlerë 15 mln euro.
Kjo masë e re do të rrisë kontributin në operacionet në BE dhe koalicionet ndërkombëtare, për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.
“Këshilli i Europës miraton masën e dytë të ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura Shqiptare me një shumë totale prej 15 milionë eurosh. Masa e re e ndihmës do të rrisë kontributin në operacionet e CSDP-së të BE-së dhe koalicionet ndërkombëtare, duke forcuar bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të hedhur zyrat qendrore në rrjetin social X.
Njoftimi i Këshillit të Europës
Për këtë lajm ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Sivlio Gonzato.
Diplomati e cilëson një hap tjetër të rëndësishëm të forcimit të bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje, duke e cilësuar Shqipërinë një partner të qëndrueshëm të BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
“Një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ??-?? në sigurinë dhe mbrojtjen. Shqipëria është një partner i ngushtë dhe i qëndrueshëm i BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, shprehet Gonzato në postimin e tij në rrjetin X.
Postimi i ambasadorit Gonzato
Komente
