Bota

Këshilli i Europës, Ukraina konteston ashpër rikthimin e Rusisë

26 Qershor 2019, 14:32| Përditesimi: 26 Qershor 2019, 15:21

  • Share

Nga Ukraina, kanë ardhur reagimet të forta kundër ripranimit të parlamentarëve rusë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Oleksii Goncharenko, i grupit të konservatorëve evropianë, tha se: Ka pasur një luftë në Çeçeni dhe nga ana e Këshillit të Evropës nuk ka patur sanksione. Ka pasur një luftë në Gjeorgji, dhe nga ana e Këshillit të Evropës nuk ka patur sanksione. Pastaj lufta në Ukrainë…dhe pas pesë vite sanksione…na falni…mund të ktheheni

Pas një debati të gjatë dhe të vështirë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të tekstit që lejon parlamentarët rusë të kthehen në Strasburg gjë që teorikisht shmang rrezikun që Rusia të largohet nga organizata. Moska u privua nga e drejta për të votuar në vitin 2014, pas aneksimit rus të Krimesë.

Nga ana e saj Ukraina ka njoftuar se do të pezullojë pjesëmarrjen e saj në punët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe së bashku me Gjeorgjinë dhe pesë vende të tjera të ish-bllokut sovjetik, kanë propozuar të ndërmarrin procedura "kontestuese" ndaj delegacionit rus.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?