Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi vendimin e marrë ditën e djeshme (18 dhjetor) nga Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës në kuadër të kërkesës së bërë nga SPAK për arrestin e tij nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën ‘Partizani’.
Pas takimit që pati me Berishën dhe deputetë të Rithemelimit, Bardhi tha se SPAK do duhej që nga fillimi të ndiqte procedurën e ligjshme dhe të dorëzonte në Kuvend kërkesën për Berishën, jo t’i caktonte këtij të fundit masë shtrënguese.
Sipas Bardhit, Prokuroria e Posaçme, nuk ka paraqitur në Kuvend prova lidhur me atë për çfarë akuzohet Berisha.
“Detyrimi për tu paraqitur do duhet të autorizohet nga Kuvendi. Në një praktikë të vendosur për herë të parë dje u mor vendimi në Këshillin e Mandateve pa u ndjekur standartet që parashikon neni 288 i Kodit të Procedurës Penale. Dosja e ardhur në Kuvend, nuk ka patur asnjë provë dhe për ne është e patolerueshme që për rastin e Ahmetajt u paraqit një relacion me qindra faqe ndaj Kuvendit ndërsa për Berishën ka pasur një relacion me 5 faqe dhe asnjë provë shoqëruese. Kuvendi është një strukturë politike që gjykon mbi bazën e autoritetit të dhënë nga Kushtetuta. Të japë autorizim për të hequr lirinë e një deputeti, prokuroria duhet të paraqesë dokumentacionin e plotë. I bëj thirrje SPAK të ndërmarrë akte vetëm me forcën e ligjit”- tha Bardhi.
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mbi arsyen përse braktisi protestën e Sali Berishës gjatë kohës që zhvillohej mbledhja në Këshillin e Mandateve, Gazment Bardhi preferoi të shmangej, duke përsëritur argumentin ku sipas tij, SPAK nuk ka paraqitur asnjë provë në relacionin e dorëzuar në Kuvend.
"Unë mendoj vetëm siç mendoj unë. Këshilli i mandateve do të kishte para në një vendimmarrje të tillë. E thotë kushtetuta dhe ligji që të autorizojë heqjen e lirisë së një deputeti do të duhet një kërkesë të shoqëruar me një relacion të arsyetuar Ftesa që i bënte prokuroria që ta analizonin vendimet e gjykatave është një kërkesë anti kushtetuese. Deputetët duhet vetë të analizojnë shkaqet dhe provat që prokuroria e bazon këtë. Nuk ka asnjë sekret aty, në relacionin shoqërues ka 0 prova. Mua kjo më bën përshtypje”- shtoi Bardhi.
Deputeti tha se duhet që SPAK dhe Kuvendi të mos ndryshojnë standart, duke marrë si shembull procedurat e ndjekura për Arben Ahmetajn.
MOJ GAZMENDA SA PER DIJENI SPAK KA PROVA JO VETEM PER BANDIT - KRIMINEL BERISHA-KARAXHIXH, POR EDHE PER TY MOJ KRIMINELE. PAS KARAXHIXHIT E KE RADHEN TI
Përgjigju