'Babalja'/ 1 vit burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianjit i ndërpritet mandati! Ish-deputeti i PD: Beteja vazhdon! Ja kush e zëvendëson në Kuvend

30 Shtator, 17:21| Përditesimi: 30 Shtator, 18:57

  • Share

Pas dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale, Ervin Salianji humbi edhe mandatin e deputetit. Mes kaosit e tensioneve në seancën plenare, të krijuara posaçërisht për dënimin e tij, kryetarja e Kuvendit njoftoi ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD.

Spiropali sqaroi se nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend për shqyrtim pasi ka vendim të formës së prerë nga gjykata për tu dënuar me 1 vit burg.

"Pasi mora opinionin e shërbimi legjislativ, sqaroj se rregullorja e Kuvendit nuk parashikon mbledhjen e Këshillit për rregulloren e mandatit dhe deputetit në rast kur mandati i deputetit mbaron për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë.

Sa më sipër njoftoj vakancën e krijuar për shkak të zbatimit të vendimit penal të formës së prerë ndaj zotit Ervin Salianji dhe të bëhet njoftimi përkatës pranë KQZ", tha Spiropali.

Pasi këtij njoftimi, reagoi në një status në Facebook edhe Ervin Salianji, i cili shkruan se beteja do të vijojë.

“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga radhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon”, shkruan Salianji.

Sipas procedurës, tashmë KQZ do të njoftohet për ndërprerjen e mandatit të Salianjit. Do jetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi që pritet të njoftojë vakancën dhe emrin e deputetit që do të marrë mandatin e humbur nga Salianji. Sipas rezultateve zgjedhore të vitit 2021, vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili mori 5465 vota.

G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?