Foto nga momenti i rrëzimit të avionit rus

Këshilli i Sigurimit të OKB-së zhvillon takim urgjent për rrëzimin e avionit rus në Belgorod

25 Janar, 11:42| Përditesimi: 25 Janar, 11:44

  • Share

Një mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet sot ku do të diskutohet lidhur me rrëzimin e aeroplanit rus në Belgorod ku humbën 75 persona. Sky News raporton se, një zëdhënës i Francës në OKB, i cili kryeson këshillin, tha se takimi do të fillon në orën 22:00.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia kërkon të përcaktojë “arsyet pas aktit kriminal ukrainas”.

Ukraina nuk ka konfirmuar nëse ishte e përfshirë në incidentin e djeshëm, por agjencia e saj e inteligjencës ushtarake sugjeroi se Rusia mund të ketë planifikuar rrëzimin për të minuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.

Një avioni rus me 74 persona në bord është rrëzuar ditën e sotme në rajonin e Belgorodit në kufi me Ukrainën. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes të cituar nga RIA Novosty, avioni mbante të burgosur ukrainas për një shkëmbim të të burgosurve në rajon.

Në njoftimin zyrtar të ministrisë ruse, sipas RIA, thuhet se rreth orës 11 të mëngjesit me orën e Moskës, një avion Il-76 u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar në rajonin e Belgorodit. 

Avioni mbante 65 të burgosur ushtarakë ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shoqërues. Avioni që u rrëzua është një Ilyushin Il-76 i cili për një arsye të panjohur humbi lartësinë dhe u rrëzua duke bërë që avioni 72 tonë të shndërrohej në një top zjarri. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?