Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për 7 tetor, Berisha paralajmëron bllokim rrugësh në Tiranë! Nesër pritet të rikthehen dhe flakdanët në Kuvend! Berisha: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike

29 Shtator, 19:15| Përditesimi: 30 Shtator, 11:22

  • Share

 Kaos bllokim rrugësh dhe paralizim të lëvizjeve qytetare paralajmëron Partia Demokratike si kundërpërgjigje për burgosjen e deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u mor vendimi që protesta e paralajmëruar më herët për në datën 6 tetor, të shtyhet një ditë më vonë, pra të hënën më 7 tetor, ora 18:00.

Sipas PD-së 7 tetori do të jetë dhe data e mosbindjes civile që do të nisë me një protestë para godinës së kryeministrisë dhe pa fjalime dhe do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës. Ndërkohë, PD ka paralajmëruar kthimin e kaosit në seancat plenare. Nesër në orën 17:00 do të jetë seanca e radhës në parlament dhe pritet që deputetët e opozitës t'i rikthehen flakdanëve dhe tymueseve

Ndërkohë në fjalën e tij nga ‘arresti shtëpiak’ kreu Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama ka mekanizma për të burgosur opozitën por PD do përdori instrumenta të tjerë përveç 600 mijë votave që morën në zgjedhjet e fundit tha ai.

'Rama ka mekanizma për të na arrestuar, por ne kemi mekanizma të paralizojmë anekënd vendit. Këto instrumenta nuk janë 600 mije që na votuan, por mjafton vetëm një pjesë e tyre që janë gati', tha Berisha.

Berisha në fjalën e tij mbrojti deputetin Salianji i dënuar dy ditë më parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

'Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike'.

Ora 20:53
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor

 

Sali Berisha duket se ka një lidhje shpirtërore të pazgjidhshme me regjimin e dikurshëm komunist. Edhe pas më shumë se tri dekadash, ai vazhdon t’iu referohet institucioneve shtetërore me emërtimet e dikurshme komuniste. Një shembull i freskët ndodhi gjatë njërit prej fjalimeve të tij të fundit, kur Berisha i është referuar Kuvendit si “Kuvendi Popullor,” emri zyrtar gjatë epokës komuniste.

Ndoshta reminishencat përforcohen me kalimin e moshës, ose ndoshta është thjesht ndonjë lapsus që i shpëton pa dashje. Por për ata që e kanë ndjekur nga afër karrierën e tij politike, këto momente duket se përbëjnë një kthim të pavullnetshëm në një kohë kur Berisha thuhet se ishte edhe pjesë e rrethit të ngushtë të familjes së diktatorit Enver Hoxha.

Ora 19:26
Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura/ Protesta e PD-së më datë 7 nuk do ketë fjalime! Noka: Harroni komunikimet në whatsapp

1727631025_berishapd.jpg

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka arritur të zbardh diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u mor vendimi për protestën kombëtare të datës 7 tetor.

Paloka: Ishte menduar të dielën në datë 6. Bllokimi akseve në gjithë Shqipërinë.

U vendos që data e nisjes së aksionit opozitar të jetë 7 Tetori.

Do nisim te Kryeministria; simbolika e protestës. Pastaj do lëvizim në të gjithë Tiranën. Detajet do t'i keni në momentin e duhur. Protesta jo siç i kemi bërë deri tani. Fjalime nuk do të ketë.

Noka: Ideja e parë ka qenë bllokim aksesh ndaj ishte data 6 si fillim. Të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje. Takohuni me anëtarët. Harroni komunikimet me grupet whatsupp.

Ne jemi në luftë. Nuk kemi luksin të njoftohemi dhe të angazhohemi përmes kësaj mënyre. Nuk është serioze. Te respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T'i takojmë. Degët e Tiranës duhet të jenë në terren çdo ditë.

Anetarët e KK; Deputetët në zona. Jemi në luftë, t'i përgjigjemi me disiplinë të hekurt.

Nuk ka kthim pas. Të mos e mendojë kush.

O fitore o vetëm fitore.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAPI I DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/09/2024 07:36

    Nēqoftēse shteti nuk ju tregon vēndin kētyre lloi jashqitje ta dorzoi shtetin e tja japi shtetin kriminelit hajdut Sali Bbbajgēs. Ose nē tē kundērtēn ti mari zvarrrr kta llumin e shoqēris tokēn e xanme.

    Përgjigju
  • Iris: 30/09/2024 01:38

    Hallin e ka per vete tani,po perpiqet t'i trembe gjyqetaret qe as te mos mendojne t'a denojne me burg,jo me t'a denojne prej verteti,se po te jete gjurulldia per Salianjin,nuk e ben, se /Salianje/ ka plot e me teprice.

    Përgjigju
  • A...Zh: 29/09/2024 21:54

    Nese shteti nuk e ben zap kete grup banditesh, duhet te tregoje. Populli pastaj te marre masa te mbroje veten.

    Përgjigju
  • Andi: 29/09/2024 21:18

    Po zoti sali do te mbajm hiso ty...te vritemi mes vetes qe mos te shkosh ti ne burge...hajdot i ashqiperis

    Përgjigju
  • gjergji: 29/09/2024 19:37

    Eshte e nevojshme dhe e domosdoshme qe organet e ruajtjes se rendit te veprojne egesisht kunder demostruesve qe thyejne ligjet e shtetit.Te mos i lejne mashtruesve apo manipuluesve as kohe as mendyre te veprojne kunder ligjit.Berisha:askush tashma ne Shqiperi nuk e han sapunin per djathe.Salianji u denu jo se denoncoj,por manipuloj e organizoi nje montim te paimagjinushem duke diskretituar persona e familje ne mendyrat me te turpeshme nje llum te shoqeris njerezore ne kembim te parave.Per sugjerim deputeti hoxha qe 2012 e denoncoj fllain e ministrit te brendeshem mbrenda rregullave e ligjeve te shtetit.Salianji organizoj nje montim mashtrues e jo informues per fitime personale e politike qe eshte shkelje flagrante e ligjeve te shtetit.Si perfundim u denu jo si denoncues por si organizotor i mirefillte i nje skenari plotesisht mashtrues e manipulues si ajo e "babale"

    Përgjigju
    • e vertee: 29/09/2024 21:25

      ????????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?