13 hotele, resorte dhe struktura të tjera akomoduese me fokus turizmin do të ndërtohen përgjatë bregdetit shqiptar. Lejet e ndërtimit janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e 17 marsit, ku përfshihet dhënia e aprovimit për të ndërtuar 7 resorte e hotele në Himarë, 2 në Palasë ndërsa pjesa tjetër do ndërtohet në Dhërmi, Durrës dhe Lezhë. Po ashtu Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar edhe rikonstruksionin e një Bujtine me vendndodhje në Bashkinë Tropojë, si dhe ndërtimin e një bujtine tjetër në Gjilekë të Vlorës.
Në mbledhjen e javës së kaluar KKT ka miratuar në total 47 vendime, ku përveç hoteleve dhe strukturave të tjera akomoduese, janë aprovuar lejet e ndërtimit për “Restaurimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimi i hapësirave në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura” si dhe “Restaurimin, rikonstruksionin dhe rinovim të Sallës së Koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë”, të dyja me zhvillues Ministrinë e Kulturë.
Sa i takon infrastrukturës rrugore me rëndësi janë “Ndërhyrjet në infrastrukturë në “Syrin e Kaltër”, në Bashkinë Finiq”, me zhvillues Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Ky destinacion turistik preh vitesh ka pasur probleme me infrastrukturën por mesa duket këtë sezon veror do të jetë më lehtë i aksesueshëm.
Po ashtu është miratuar edhe vendimi për ndërtimin e rrugës Porto-Romano Loti 3 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Ky vendim pas disa dështimesh në tenderat e hapura për këtë objekt. Leje ndërtimi janë dhënë edhe për Bashkinë e Tiranës, për ndërtimin e tre shkollave. Pjesë e vendimeve kanë qenë edhe projektet energjetike, ku është aprovuar nisja e testimeve në Shpirag 4, si dhe ndërtimi i dy parqeve fotovolatike në Fier.
DUHET TE KISHIT DHENE JO 70 POR 700 LEJE PER HOTELE E RESORTE NE BREGDET,,POR ATO TE JENE NE PERPUTHJE ME PLANET URBANISTIKE TE BREGDETIT..JO KUTURU....
PërgjigjuKKT i ka mbetur ora ne vitet 90'.Shijet turistike te sotme kane ndryshuar.Sot preferohet eko-turizmi .Shpresoj qe nje dite te kete reagime, per mbrojtjen e virgjerise se bregdetit( per cfare mund te kete mbetur e paprekur),ashtu sic ka tani per Vjosen !!
PërgjigjuTe mos zihet asnje cm rere,, te mos pritet asnje peme...distanca te jete 30 m larg njeri -tjetrit..dhe jo me shume se 5 kate...
PërgjigjuE pushtuan rivieren me resorte. Dhe cfare resortesh se, ne toka publike dhe qe u jepen njerzve te tyre qe po ashtu kane bere kerdine me parate tona publike. U pafte zoti si ju sot ashtu dhe ato qe qeverisnin dje, vemje.
PërgjigjuBukuria e natyres se vendit tim po mbaron..,
Përgjigju