Këshilli Kombëtar, Kulluri: Produkt problematik! Ata që vodhën votat për Bashën vjet, i vodhën edhe tani! PD pa të ardhme, e përçarë

3 Maj 2022, 17:15| Përditesimi: 3 Maj 2022, 17:26

  • Share

Edvin Kulluri një nga kritikët e dy “kampeve’ brenda PD, e cilësoi në Report Tv zgjedhjen e Këshillin kombëtar të Partis më 30 prill një produkt problematik.

Duke folur në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, demokrati tha se personat si Albana Vokshi që vitin e kaluar vodhën vota për të bërë kryetar të PD, Lulzim Bashën, i vodhën sërish ato për të bërë pjesë të Këshillit Kombëtar, njerëz që sipas tij nuk kanë kontribut në parti.

“Zgjedhja e Këshillit Kombëtar ishte një produkt problematik. Shumë nga emrat që u zgjodhën ishin anonim, nuk ishin personalitetet të shquara lokale. Nuk plotësojnë asnjë kusht, shumë nga emrat që janë zgjedhur aty. Hajdari të cilën e kanë sulmuar pafund, e njëjta anëtarësi e partisë, partia ka ndryshuar mendje dhe e votuan masivisht. Hajdarin e kam mbrojtur sepse nuk ishte faji i tyre që u përjashtuan, por nuk e kuptoj dot votën e këtyre njerëzve. Unë dhe Ibseni jemi njerëzit që kemi ngritur gjithë këtë kauze. Tradita e numërimit të votave në mënyrën stalisniste vazhdon të jetë i njëjti. Personat që kanë vjedhur vota për Bashën, janë tani ata që numërun votat për Këshillin Kombëtar.”, u shpreh ai.

Sipas Kullurit e ardhmja e PD është “inekzistente”, ndërsa shtoi se është e përçarë që në bazë.

“Këtu nuk ka të ardhme në PD. PD është e përçarë në bazë, kjo pasi pjesë më e madhe e deputetëve të grupit Parlamentar nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit. Kanë lenë 13 ditë për garën për kryetar, njësoj siç bëri edhe Lul Brava.”, tha ai.

Kujtojmë se Edvin Kulluri nuk u zgjodh për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kamikazi berishist: 03/05/2022 18:23

    Zoti Kulluri! Mw vjen keq,por niveli i inteligjences tuaj le per tu deshiruar.Dhe kjo per faktin se per te shkuar nga qendra e Tiranes per ne Kombinat,ti i bie duke shkuar nje here ne Kinostudio.Gjithe shqiperia e ka ditur dhe e thote,e shkruan,e bertet me te madhe ,u futen ne loje dhe amerikanet dhe e shpallen boterisht se me personin non Grata s'ka per te patur kurre drejtesi,demokraci e ligjshmeri dhe per kete ka nje histori 30 vjecare,pa llogaritur akuzat si agjent i shumefishte i sherbimeve te huaja te spiunazhit dhe ti s'ke lene kusur neper panele televizive duke e mbrojtur "kauzen" e tij,foltoret dhe kryefoltoren se fundi.Ke te drejte qe kerkon te zgjidhesh kryetar partie,por ,duke u futur ne vathen e kamikazeve te tij?Nuk te mjaftojne krimet e tij 30 vjecare per ta njohur?Pervoja e gjithe ish theleluesve te asaj bandopartie qe u syrgjynosen,ca mbi dhe e ca nen dhe etj etj nuk te ka mjaftuar ore derebardhe? Mlidhe pak rradaken dhe themelojeni nga e para ate parti larg kancerit malinj Berishovic e Co.me Kadillin,Elezin,Alibeajn,Roland Bejkon,Gjekmarkajn,Patozin e te tjere njerez pa kusure ne ate grupim politik dhe beni politike normale e jo i luteni ne nje forme a ne nje tjeter kamikazeve te tij dhe atij vete t'ju fuse ne liste.Pak burreri nuk keni?Apo do e mblidhni mendjen kur te shpalleni si "parti" ekstremiste e anti-kombetare?

    Përgjigju
    • Lazaratsi i kamulfuar: 04/05/2022 01:06

      dhe Roand Bejko vete sdo e kish qendisur me mire komentin. Mjer ky komb

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?