PD denoncon: Rama harxhon 300 mijë euro për propagandë për pyesorët e Këshillimit Kombëtar, Shqipëria vendi më i varfër

13 Shkurt 2022, 11:43| Përditesimi: 13 Shkurt 2022, 11:55

  • Share

Partia Demokratike ka denoncuar sot ato që i konsideron si shpenzime marramendëse vetëm për propagandë të Qeverisë Rama, teksa sipas deputetes Greta Bardeli vendi buan pasi është më i varfri në rajon.

Në një deklaratë për mediat, deputetja demokrate shprehet se 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre  për të përmbushur nevojat bazë, ndërsa Rama u merr paratë për projekte propagandistike, të cilat sipas saj lidhet me atë që Qeveria e quan Këshillimi Kombëtar,

Deklarata e plotë

Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon, ky është një fakt i konfirmuar nga çdo raport ndërkombëtar.   Rreth një e treta e qytetareve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.  Shqipëria vijon të mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Europë. Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të energjisë. 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri. 50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë. Çfarë bën kryeministri i skandalit të inceneratorëve në këto kushte?  Po iu merr shqiptarëve rreth 300 mijë euro për propagandë. I ashtuquajtur Këshillim Kombëtar për interesat e tij, thjeshtë do të sherbejë për te grabitur dhe taksa të tjera të shqiptarëve!

Posta Shqiptare parashikohet të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese. Agjencia e Bashkëqeverisjes ose me saktë e propagandës  në Kryeministri, po  harxhon  disa milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin.

Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe shpërndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës. 300 mijë euro deri tani për propagande, dhe që nuk i shërbejnë për asgjë, familjeve shqiptare. 500 mijë euro ishte afera tjetër e denoncuar nga media dhe PD per Fondin e Zhvillimit për menu në fshatra që s'kanë bukë të hanë e as rrugë për të shkuar atje.  Miliona euro ka shpenzuar kryeministri në udhëtimet e tij me charter.

Përdoren paratë e shqiptarëve për propaganda, për udhetime luksi, për të mbushur xhepat e kryeqeveritarit të korrupsionit. Kryeministri shpërdoron taksat e shqiptarëve, ndërkohë që duhet të japë llogari për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, për të cilën duhet të ishte vetë ai para drejtësisë bashkë me ministrin e tij.

Ashtu siç duhet të japë përgjigje për ministrin “kampion” të brendshëm që tashmë rezulton i dënuar zyrtarisht si përgjegjës për kanabizimin e vendit. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/02/2022 02:19

    Jam pjeserisht dakord me PD ne kete rast.Keto pyetesore te Rames jane te nevojshem e duhen bere,por do te ishte mire qe heren tjeter t'i perfshinte ne fleten e votimit,jo sic i beri tani se me te vertete eshte shperdorim parash.Ne U.S.A. i bejne sa here ka votime te cdo lloji.Ne fillim mbledhin firma nese nje ceshtje ia vlen te futet ne referendum apo jo.Nese arrihet te mblidhen numeri i firmave sa e kerkon ligji i cdo shteti,ceshtja zgjidhet te futet ne referendum ne nivel shteti,jo ne shkalle federale.Keshtu ne fleten e votimit,pervec politikaneve qe votohen sipas llojit te zgjedhjeve te pergjitheshme,ose lokale,ke te shenuar dhe ceshtjet e ndryshme qe vihen per referendum.Ceshtjet ndryshojne nga nje shtet ne tjetrin.Para zgjedhjeve te dergojne nje liberth te vogel te shtypur me leter te lire,ku jepen emerat e kandidateve,partite dhe postin per te cilin kandidojne,si dhe ceshtjet qe jane per referendum te shoqeruar me shpjegime pse po behen si dhe argumentet pro dhe kunder tyre.Keto t'i japin qe te jesh i mireinformuar per c'ka voton.Shpresoj qe Rama t'a marre kete model referendumesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?