'Këshillit Politik u mundësua nga ndërkombëtarët', Silva Caka për Report Tv: Opozita gati për Zgjedhoren, mazhoranca nuk ka vullnet

8 Maj 2020, 17:33| Përditesimi: 8 Maj 2020, 17:36

  • Share

Opozita e bashkuar është gati për të hedhur hapa për miratimin dhe implementimin e reformës zgjedhore. Kështu ka deklaruar në Report Tv ish- deputetja e LSI, Silva Caka.  Sipas saj, mazhoranca po bën lojëra duke mos u impenjuar për pesë propozimet e opozitës jo parlamentare, ndërsa krijimi i Këshillit Politik është bërë me këmbënguljen e ndërkombëtareve, por që për shkak të kapriçove  të mazhorancës nuk mund të thërrasim vazhdimisht faktorin ndërkombëtar.

"Në deklaratat tona politike e kemi bërë të qartë se jemi gati për të hedhur hapa të rëndësishëm në miratimin dhe implementimin e reformës zgjedhore. Ne hapat konkret i ndërmorëm. E vetmja gjë që ne prisnim ishte që pala tjetër, të reflektonte për pesë propozimet tonë. Ne hapat konkret i hodhëm. Tashmë i ka ngelur mazhorancës për të mos bërë lojëra. Kanë qenë ndërkombëtarët që kanë pasur një rol vendimtar për krijimin e këtij këshilli politik. Mendoj se rolin e tyre e kanë kryer. Nuk mund të merren me kapriçot e Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës. Ne e kemi të pamundur që për shkak të këtyre kapriçove të thërriten orë e sekondë ndërkombëtarët dhe pastaj ata të zgjidhin diçka. Ata besoj e kanë thënë shumë qartë. Të mos harrojmë se reforma zgjedhore, miratimi dhe implementimi i saj është një nga kushtet e Bundestagut Gjerman dhe Bashkimit Europian. Për këtë arsye unë mendoj se nuk ka vend për ndërhyrjen e të tjerëve.  Nuk ka vullnet për ta çuar gjënë deri në fund", tha Caka.

Ndërsa lidhur me aludimet për një paqe Rama –Meta, Caka ka hedhur poshtë këtë pretendim.

"Ilir Meta është një person tepër institucional. Çështja e Dvoranit do të jetë një tjetër sprovë midis marrëdhënieve. Për sa i përket shqetësimit të deputetëve, gjykoj se përpara se të shqetësohen për një shkelje syri mes presidentit dhe mazhorancës, duhet të shqetësohen për fjalët që thonë, pastaj për zgjedhjet pasi janë mjaft kontradiktore. Unë jam partizane e madhe e pluralizmit. Nuk shqetësohem nëse ka pole të reja, politikan të rinj, apo parti të reja. Deklarata e Metës është e drejtë. Çështja Dvorani i takon KLGJ-së", u shpreh Caka.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LARASKA LSI: 09/05/2020 10:26

    O laraska e lsi a e di ti që vetëm 2% e popullsis juve ju voton o silvja laraska pa bisht. A e di ti që partia jote është parti hajdutësh e prositutash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?