Ish-anëtari i Këshillit të Partisë Demokratik Indrit Hoxha ka reaguar pas zgjedhjes së 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me një shkrim ironik për zgjedhjet e anëtarëve të rinj, Hoxha thotë se në atë listë ka edhe nga ato që morën mandatet kur opozita i dogji. Hoxha shton më tej se beteja tani ka nisur, kuptohet për “masakrën elektorale” dhe se do të protestojmë me kismet nga fundi tetorit.
Hoxha, madje shkon me tej, teksa duke analizuar emrat fitues, shton se jashtë studiove apo nëpër tavolina ato se besojnë kurrë se do të fitojë Basha, por në paradhomën e tij e lëpijne si chupa-chups, duke theksuar se këto janë po aq fajtor për humbjen e PD.
'Me ne fund u zgjodhen 300 keshilltaret e rinj te kryetarit te PD sipas statutit te ri, me vjen mire qe ne ate liste ka te “zgjedhur” qe moren mandatet kur opozita i “dogji”.Beteja tani ka nisur, kuptohet per “masakren elektorale” do protestojme me kismet nga fundi tetorit.
Dhe smund te rrija pa permendur dhe nje fakt, nje pjese e emrave te “zgjedhur” jashte studiove televizive apo neper tavolina nuk e besojne kurre qe Lulzim Basha nje dite do fitoje, ndersa kur jane ne zyren apo paradhomen e tij e lepijne si chupa chups, keta jane po aq fajtor sa Basha ne humbjet e PD.Eshte problem i madh kur ekipi jot nuk beson qe ti fiton.Duke e mbyllur kete postim ju uroj pushime te mbara.'- shkruan Hoxha.
Lajmi kryesor:
PD zgjedh 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar! 'Përjashtohen' anëtarët e grupit 'Për PD-në' Edit Harxhi dhe Arben Ristani! Shumë pak risi! Basha: Jemi e vetmja shpresë për shqiptarët (LISTA E PLOTË)
M.Q./ReportTv.al