Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se ata po bëjnë gjithçka për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.
“Nuk mund të flas për raportet e inteligjencës, në dy vitet e fundit ka pasur disa analiza se si do të kishte evoluar lufta. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Ukrainën në kundërsulm", tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Ai gjithashtu komentoi edhe shkrimin e publikuar nga Washington Post, ku sipas tyre kundërofensiva ukrainase nuk do të arrijë objektivat kryesore siç është ripushtimi i Melitopolit.
"Ne nuk mund të parashikojmë se si do të përfundojë lufta, sepse kjo luftë është e paparashikueshme. Ne mund të themi se do t'i ndihmojmë ushtarët ukrainas për të bërë përparim në terren", tha Sullivan.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zjarr në terminalin rus të naftës në Novorossiysk! Inteligjenca amerikane: Kievi nuk do të arrijë objektivin kryesor të kundërofensivës
S.S/ReportTv.al