Projekti gjigand në Tushemisht ngjitur me parkun dhe Arbër Male

Politikë

Ortaku i dhëndrit të Berishës betonizon Drilonin e Tushemishtin! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: Stop kullave 12-katëshe të ‘Kontakt’, UNESCO ka ndaluar ndërtimet

25 Mars, 16:20| Përditesimi: 25 Mars, 17:20

  • Share

Projekti i ndërtuesit, Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi disa kulla 12-katëshe në parkun e Drilonit, në Pogradec ka ngjallur indinjatë. Arber Male, këshilltar i pavarur bashkiak i Pogradecit thotë se nuk duhet dhënë leja për kulla sepse UNESCO ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë.

Ai gjithashtu sfidon kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës të mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të reagojnë kundër betonizimit të parkut të Drilonit.

Reagimi i plotë i Arbër Male në facebook

NDAL PYLLIT TË BETONIT NË PARKUN E DRILONIT!

Sapo jam njohur me projektin e kompanisë Kontakt, e cila do të ndërtojë një varg godinash 12 katëshe në hapësirën e parashikuar për pyje dhe park mes Drilonit dhe Tushemishtit. Pse duhet ndalur në kohë?

1.Nuk mund të ketë pyje dhe kulla bashkë, beton dhe park. O njëren o tjetrën! UNESCO na i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.

2. Transparenca dhe konsultimi me banorët për transformimin e kësaj zone ka qenë zero dhe Njësinë Adminsitrative.

3. Turistëve nuk mund t'i shesim vetëm gasoniere dhe beton, ata vijnë për habitatin, natyrën, qetësinë, liqenin, pulëbardhat dhe ajrin e pastër. Nëse këto i vrasim me beton, automatikisht kemi vrarë edhe turizmin e zonës.

Meqënëse jemi edhe në periudhë zgjedhore, ftoj të gjithe kandidatët për deputet të Pogradecit pa dallim të forcës politike, të bashkohen në betejën për të ndalur pyllin e betonit. Nesër do të jetë vonë për të gjithë!

Edhe pse nën akuzë dhe në detyrim paraqitjeje për korrupsion aktiv, Fatmir Bektashi nuk ndalet së betonizuari Shqipërinë. Ortaku i ambientalistit Jamarbër Malltezi në ndërtimin e 19 kullave të ngritura në vend të ish-klubit sportiv Partizani, financuesi i Syrit të familjes Berisha, po reklamon një tjetër projekt pallatesh deri në 12 kate, ngjitur me Parkun Kombëtar të Drilonit, në zonën e gjelbërt dhe delikate të Tushemishtit.

Projekti i reklamuar quhet me emrin “Pyjet e Drilonit”, ku në të vërtetë pyjet do të priten, duke hequr hapësirat e gjelbërta, për t’ia lënë vendin godinave të stilit geto që ky ndërtues në bashkëpunim me ortakët e tij politikë, e ka zakon të ndërtojë. Edhe pse leja nuk është marrë ende, rezervimet për shitjet kanë filluar!

Postimi i Arbër Males
 

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 28/03/2025 18:08

    Te ndalohet ky plan I frikshem !!! Nuk mund te ndodhi kjo gje!

    Përgjigju
  • Lindi: 25/03/2025 22:46

    Mbrojtja e zonave të gjelbërta etj bëhet me një vendime qeverie ku të vendosen kufizime lartësie. Ta zemë, lejohen ndertime deri katër Kate.

    Përgjigju
  • SOS: 25/03/2025 18:00

    Turisti do Natyrën..,ai do Campong në Natyrë,se vjen nga Kullat e Betoni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?