Martin Henze dhe Lulzim Basha

Politikë

‘Këshilltari gjerman’ i kthen shpinën Bashës, Martin Henze: Anti-amerikan, po bashkëpunon me rusët dhe serbët

21 Nëntor 2021, 15:26| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 15:32

  • Share

Martin Henze, i cili është paraqitur gjithmonë si këshilltari gjerman i Merkel nga PD, kur na fakt është thjeshtë një i punësuar nga Basha, sot i ka nxjerrë “dhëmbët” dhe ka sulmuar kryedemokratin duke dalë në krahë të Berishës.

Teksa publikon disa dokumente, Henze shkruan se Basha po bashkëpunon me rusët dhe serbët duke vepruar si anti-amerikan. Ai akuzon Bashën se ka kryer transaksioneve “kriminale” të lobimit rus në SHBA,  

“Një lider opozitar si Basha që kryen transaksione kriminale në SHBA, në prapaskenë Rusët, është partner me serbët dhe rusët, që nuk zbatojnë kushtetutën, ligjet, shpif për anëtarët e opozitës, është anti-amerikan, anti-BE, anti-shqiptar”, ka shkruar Henze në Twitter.

Këto akuza vijnë në një kohë kur para pak ditësh edhe Sali Berisha i ka kujtuar Bashës se ka mbi supe dy dosje të bujshme atë të lobimit rus në SHBA dhe çështjen e “Toyota Yaris”.

Lulzim në Shtëpinë e Bardhë shkoi dhe Saje Qorri (Saimir Tahiri), shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje, po kaq të rënda. Me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Jaris. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën."-tha Berisha.

Postimi i Martin Henze ne Twitter 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?