Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, kryetarja e Gjykatës Vitore Tusha bëri me dije se “Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve. Dokumentet e Kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar Presidentit”, ndërsa këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij, u sollën me urgjencë.
"Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtetësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por Kuvendi s’mund të ndërhyjë te prova, te vërtetësia e saj. Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik I jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 siç e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit. Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar. Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon. Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti”, tha këshilltari i Metës.
Ndërkohë që përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka, ktheu përgjigje duke thënë se Presidenca e ngatërron në mënyre të qëllimshme.
Lajmi kryesor:
Vendimi brenda 30 ditëve, mbyllet seanca në Kushtetuese për shkarkimin e Metës! Kuvendi: Jo më President si ky! Presidenca: Shpallni nul procedurat
K.T./ReportTv.al