Politikë

Këshilltari i Tony Blair: Edi Rama afër mandatit të tretë, lidership për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit

28 Mars 2021, 12:40| Përditesimi: 28 Mars 2021, 12:50

  • Share

Këshilltari i ish-kreyministrit britanik Tony Blair, i cili  shërbeu 3 mandate si kryeministër në vendin ishullor, Alastair Campbell me anë të një postimi ka komentuar hapjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri nga kryeministri Edia Rama dhe partia Socialiste.

Në postimin e tij, këshilltari i Blair e ka tekstin e tij me foto nga sheshi Skënderbej, teksa kryeministri mbante fjalimin e hapjes së fushatës, një ceremoni e cila u shoqërua me ruajtjen e masave anti-COVID, ndryshe nga modelet e para nga partitë e tjera në vend dhe ajo në Kosovë në zgjedhjet e 14 Shkurit. 

‘Foto nga fillimi i çeljes së fushatës së Edi Ramës. Ai është përpara në sondazhe dhe po duket mirë për një mandat të tretë radhazi si Kryeministër. Edi tregon se çfarë është e mundur për të majtën e partive të Qendrës që e kuptojnë qendrën si dhe të majtën, dhe që japin një udhëheqje të qartë të qëndrueshme për çështjet që kanë rëndësi për njerëzit”, shkruan Campbell.

Në postimin e tij ai nuk ka nguruar të vërë krahasime mes tij dhe ish-kryeministrit britanik, duke treguar se kryeministri shqiptar kryeson bindshëm në sondazhe.

 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?