Pikat mbi të cilat do të bazohen negociatat të cilat pritet të mbahen javën e ardhshme në Arabinë Saudite ndërmjet përfaqësuesve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, janë analizuar nga këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak.
Sipas Podoliak, plani përfshin diskutime mbi marrëveshjen e mineraleve, ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe formatin e dialogut të paqes me Moskën.
“Në këto procese dypalëshe duhet të diskutohen tre pika kryesore së pari një marrëveshje kuadër për lëndët djegëse fosile, e cila është ende në formulim. Së dyti, ndihma ushtarake për Ukrainën dhe së treti, cila mund të jetë forma e procesit të negociatave me Rusinë. Çfarë etapash mund të ketë dhe si do të dakordoheshin qëndrimet mes nesh, Evropës dhe SHBA-së?!”, deklaroi Podoliak.
Siç tha ai më pas, në këtë fazë, zyra e Zelenskit dhe administrata e presidentit amerikan Donald Trump po zhvillojnë dialog të drejtpërdrejtë rreth takimit të ardhshëm dypalësh, ku Riadi konsiderohet si një vend i mundshëm për pritjen e tij.
Gjithashtu, është planifikuar që Zelensky fillimisht të ketë bisedime zyrtare me përfaqësuesit e Arabisë Saudite (Princi i Kurorës Mohammed bin Salman) dhe më pas të mbahet një takim i veçantë në nivel të përfaqësuesve të administratës amerikane dhe ukrainase.
Duke folur për ndihmën ushtarake, Podoliak vuri në dukje se vetëm Shtetet e Bashkuara mund t'i ofrojnë forcave të armatosura ukrainase disa lloje armësh me rëndësi kritike, siç janë raketat për sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot”.
Komente
