Foto arkive

Lufta Ukrainë-Rusi/ Këshilltari i Zelenskyt pranon ngadalësim të paparashikuar në kundërofensivë! Bjellorusia thotë se Wanger po trajnon ushtrinë e saj! Kina e Rusia stërvitje të përbashkët ushtarake

15 Korrik 2023, 08:42| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:49

  • Share

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, bëri sot një vizitë të papritur në Ukrainë për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Vizita e tij u cilësua si ‘shumë domethënëse’, duke pasur parasysh se pak liderë të tjerë aziatikë kanë vizituar Ukrainën.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi paraditen e sotme se Rusia po bën çdo përpjekje dhe po vendos të gjitha burimet e mundshme në terren për të parandaluar avancimin e forcave ukrainase në lindje dhe jug të vendit. Deklarata e presidentit u bë pasi këshilltari i tij, Andriy Yermak, pranoi para gazetarëve se “kundërofensiva nuk po përparon shpejt”.

"Të gjithë duhet të kuptojmë sa më qartë që të jetë e mundur, se forcat ruse në tokat tona jugore dhe lindore po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar ushtarët tanë. Dhe çdo 1 mijë metra që ne përparojmë, çdo sukses i çdo brigade luftarake meriton mirënjohjen tonë". tha presidenti ukrainas në Telegram.

Bjellorusia ka njoftuar se mercenarët e grupit Wagner, që më parë udhëhiqnin ofensivën e Rusisë kundër Ukrainës, tani po shërbejnë si "instruktorë" për ushtrinë e saj ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar luftëtarëve të grupit mercenar Wagner, një komandat të ri në vend të Yevgeny Prigozhin.

Ndërkohë mësohet se forcat detare dhe ajrore kineze dhe ruse do të marrin pjesë "së shpejti" në një stërvitje të  përbashkëta ushtarake në rajonin qendror të Detit të Japonisë, i njohur edhe si Deti Lindor. Një flotilje e përbërë nga pesë anije kineze - njëra prej të cilave që mban katër helikopterë - u nis nga qyteti lindor i Qingdao për t'iu bashkuar me stërvitjes.

Ai është “Sedoi”, që në rusisht do të thotë “flokë gri”.

Ora 17:26
Zelensky: Përfundimi i luftës varet nga mbështetja globale ndaj Ukrainës

 

1688738315_zelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se përfundimi i luftës varet drejtpërdrejtë nga mbështetja gjithëpërfshirëse që do i jepet Ukrainës nga shtetet e tjera të botës. Ai tha se ata po bëjnë gjithçka për t'u siguruar që mbështetja të jetë sa më intensive dhe kuptimplotë.

"Përfundimi i luftës varet drejtpërdrejtë nga mbështetja gjithëpërfshirëse që do i jepet Ukrainës. Ne po bëjmë gjithçka për t'u siguruar që kjo mbështetje të jetë sa më intensive dhe kuptimplotë”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu tha se në fillim të korrikut kishte pasur negociata dhe takime me disa lidera të shteteve të ndryshme. Gjithashtu, ai ka përmendur edhe takimin e ditës së sotme me Presidentin e Republikës së Koresë Jugut me të cilin diskutoi për sigurinë e njerëzve, deportimin e ukrainasve në Rusi, sigurinë ushqimore dhe energjitike, po ashtu edhe për bashkëpunimin ekonomik.

“Në 15 ditët e para të korrikut pati negociata, takime dhe ngjarje me liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Holandës, Turqisë, Republikës Çeke, Polonisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Lituanisë, Suedisë, Portugalia, Spanja, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, . me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg , Presidentin e Këshillit Evropian Michel, Presidentin e Komisionit Evropian von der Leyen dhe Patriarkun EkumenikBartolomeu. Sot me Presidentin e Republikës së Koresë. Ne do ta ruajmë ritmin më të lartë ndërkombëtar të punës në të gjitha nivelet për të rivendosur paqen në të gjithë shtetin tonë dhe për të gjithë njerëzit tanë”, tha Zelensky.

Ora 12:51
Vizitë e papritur në Kiev, Presidenti i Koresë së Jugut takim me Zelensky

1689418214_111.jpg

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, sot bëri një vizitë të papritur në Ukrainë për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Vizita e tij u cilësua si ‘shumë domethënëse’, duke pasur parasysh se pak liderë të tjerë aziatikë kanë vizituar Ukrainën, kështu deklaroi Ramon Pacheco Pardo, kryetar i Koresë në Shkollën e Qeverisjes në Bruksel. 

“Gjatë kësaj vizite, e para në historinë e marrëdhënieve tona, ne po diskutojmë gjithçka që është e rëndësishme për jetën normale dhe të sigurt të njerëzve, për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Zelensky. 

Zelensky deklaroi se ata diskutuan gjithashtu deportimin e ukrainasve në Rusi, sigurinë ushqimore dhe energjitike, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik.

"Jam i sigurt se së bashku do t'u japim më shumë forcë kombeve tona dhe pozicioneve globale të Ukrainës dhe Republikës së Koresë", tha Zelensky. 

Në fillim, Yoon Suk Yeol vizitoi vendin e vrasjeve masive në Bucha, përpara se të shkonte në Irpin, një zonë banimi e shënjestruar nga sulmet me raketa në shkallë të gjerë. Ai premtoi 150 milionë dollarë ndihmë humanitare vetëm për këtë vit.

Në fillim të kësaj jave ai mori pjesë në një samit të NATO-s në Lituani dhe vizitoi Poloninë, ku shprehu solidaritetin për Ukrainën.

“Koreja e Jugut do të vazhdojë të ofrojë furnizime ushtarake që i duhen Ukrainës. Pas furnizimeve ushtarake të vitit të kaluar si jelekët antiplumb dhe helmetat, ne do të mbështesim furnizimet ushtarake në një shkallë të gjerë këtë vit”, tha presidenti koreano-jugor.

Koreja e Jugut është përballur me presionin e ri për të ofruar armë, të cilave administrata e Yoon i ka rezistuar në favor të ndihmës humanitare dhe financiare, e cila ishte e kujdesshme ndaj ndikimit të Rusisë mbi Korenë e Veriut. 

Yoon të enjten në Poloni deklaroi se sipas tyre pushtimi rus në Ukrainë është si një sfidë ndaj lirisë së bashkësisë ndërkombëtare.

"Ne e shohim pushtimin rus të Ukrainës si një sfidë ndaj lirisë së bashkësisë ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit", tha Yoon.

Ora 10:22
Fundi i Prigozhin? Putin propozon komandantin e ri të Wagner

1687591375_greww.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar luftëtarëve të grupit mercenar Wagner, një komandat të ri në vend të Yevgeny Prigozhin.

Ai është “Sedoi”, që në rusisht do të thotë “flokë gri”.

Emri i vërtetë i tij është Andrei Troshev dhe nuk është aq i panjohur për agjencitë e huaja të zbulimit. BE-ja në një raport të vitit 2021 e përshkruan Sedoi-n si drejtuesin ekzekutiv të grupit Wagner. Kanalet pro-Wagner në rrjetin Telegram thonë se ai është tanimë një nga komandantët më të lartë të grupit mercenar.

Andrei Troshev lindi më 5 Prill 1962 në Leningrad, emri i epokës sovjetike për Shën Petersburg. Ai luftoi në Afganistan gjatë luftës dhjetëvjeçare të Bashkimit Sovjetik atje. Për shërbimin e tij në Afganistan, Troshev u nderua dy herë me Urdhrin e Yllit të Kuq si dhe ka marrë medaljen Hero i Rusisë në vitin 2016, për sulmin në Palmira në Siri kundër militantëve të Shtetit Islamik.

E ndërsa ky është propozuar nga kreu i Kremlinit për të drejtuar grupin Wagner, situata brenda zinxhirit komandues të ushtrisë është e paqartë. Një gjeneral që kritikoi krerët e minstrisë së Mbrojtjes është shkarkuar. Gjeneral Major Ivan Popov, i cili komandonte njësitë ruse në Ukrainën Jugore, denoncoi mungesën e sistemeve të duhura të artilerisë, veçanërisht ai denoncoi vrasjen e ushtarëve rusë nga artileria ukrainase.

Një kritikë e tillë publike ndaj udhëheqjes ushtarake të Rusisë nga një gjneneral i lartë tregon nivelin e pakënaqësisë brenda ushtrisë ruse. Ndërkaq mbetet ende mister edhe fati i themeluesit të grupit të  mercenareve Wagner Jevgjeni Prigozhin që gjithashtu nuk është parë në publik që ditën e rebelimit.

Ora 08:53
Kina e Rusia së shpejti stërvitje të përbashkët ushtarake në detin e Japonisë

1689404073_kina.JPG

Forcat detare dhe ajrore kineze dhe ruse do të marrin pjesë "së shpejti" në një stërvitje të  përbashkëta ushtarake në rajonin qendror të Detit të Japonisë, i njohur edhe si Deti Lindor. Një flotilje e përbërë nga pesë anije kineze - njëra prej të cilave që mban katër helikopterë - u nis nga qyteti lindor i Qingdao për t'iu bashkuar me stërvitjes.

Stërvitja ka si temë "ruajtjen e sigurisë së rrugëve strategjike detare". Ndërkohë më 6 korrik anijet ushtarake ruse Gromkiy dhe Sovershennyy mbërritën në qytetin lindor kinez të Shangait për një vizitë shtatë-ditore, e cila i parapriu stërvitjeve të përbashkëta me luftanijet kineze.

Rusia dhe Kina ranë dakord në mars për të rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak në mënyrë që të rrisin besimin e ndërsjelltë midis ushtrive të tyre, thanë të dy vendet në një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Kremlin midis presidentëve rus dhe kinez, Vladimir Putin dhe Xi Jinping.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zelensky: 15/07/2023 18:50

    Nuk e kuptoj qe ky president ne vend qe te kerkoj negociata per te arritur paqen kerkon sa me shume arme qe do te thote viktima pa fund . Ka nje vit e gjysem qe po mer arme dhe deri tani arritja eshte zero dhe perseri vazhdon te kerkoje pershkallezimin e luftes kjo eshte nje fatkeqesi per popullin e Ukraines me kete idiot qe ka ne krye

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?