Marash Logu

Këshilltari ligjor i PD jep dorëheqjen: Do mbetem anëtar dhe do të kontribuoj si profesionist i ligjit

31 Mars 2023, 20:47| Përditesimi: 31 Mars 2023, 20:50

  • Share

Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD Marash Logu, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pa dhënë detaje për arsyen. Megjithatë Logu ka sqaruar se do të vijojë të mbetet anëtar i kësaj partie.  

Në një postim në rrjetet sociale, Logu tha se është mirënjohës për çdo demokrat për mbështetjen dhe se do të vijojë të japë kontributin e tij si profesionist i ligjit në këtë parti, pavarësisht dorëheqjes.

“Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike”, shkroi Marash Logu.

Komento

Komente

  • Edi: 31/03/2023 21:41

    Normal qe do jepteedoreheqje ..denbabaden tiranas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?