E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Zamira Bolani, këshilluese gjidhënie, apo konsulente laktacioni nga Italia.
Sipas saj, rekomandohet që gjidhënia të vazhdoi deri në moshën 2 vjeçare, por përparësi ka kur mam-beb e vendosin këtë gjë.
”Shkëputja e gjirit mund të quhet si një postpartum i dytë, për shkak të hormoneve që ndryshojnë dhe kalo në një fazë depresive” tha mjekja në studio.
Por cilat janë disa këshilla që u duhen thënë nënave në këto raste? Së pari është shumë e rëndësishme të merremi me atashimin me bebin, pra pas shkëputjes çfarë ndodh me bebin.
Është shumë i rëndësishëm mjeku psikolog dhe sidomos roli i partnerit për gruan.
”Ajo që do rekomandoja në procesin e shkëputjes së gjidhënies është një proces sa më gradual” tha mjekja në studio.
Edhe nëna dhe fëmija duhet të respektojnë gjendjen e tyre emocionale së pari.
E rëndësishme është dhe higjiena e gjumit për bebin pasi pi dhe gjiri duhet të hiqet në mënyrë graduale. Mjekja tha se duhet të kemi një rutinë, kur ha, kur fle, kur pi bebi, në formën e një ditari.
Nëse nënat emocionalisht do të jenë gati që ndërpresin gjidhënien, do të jetë më e thjeshtë për nënën dhe fëmijën, ndërsa nuk duhet harruar që bebi duhet monitoruar në të gjitha sjelljet, pasi çdo beb është i ndryshëm nga tjetri.
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Lorena Veizi, mjeke estetiste, e cila foli për rëndësinë e estetikës në imazhin e çdo njeriu në kohën që po jetojmë.
“Sot na intereson shumë pamja, ndaj ka marrë një rëndësi të veçantë sot dukja” tha mjekja në fillim të bisedës, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për organin tonë më të madh në trup, lëkurën.
Sot shumë vajza e kamuflojnë problemin e lëkurës, në vend që ta zgjidhin njëherë e mirë. Çdo make up që përdorim nuk është dhe aq i shëndetshëm dhe cilësor për lëkurën tonë, pasi shitjet e produkteve janë biznes mbi të gjitha.
”Produktet me sulfat, krijojnë rrudhë kur mbahen për një kohë të gjatë në lëkurë, pasi nisin dhe përthithen nga kjo e fundit” shtoi mjekja në studio, duke shtuar se është shumë e rëndësishme larja e lëkurës çdo mbrëmje për ta pastruar nga kremrat e ndryshme që mund të vendosim.
Pas pushimeve, ku kemi qenë të ekspozuar në diell, është koha më e mirë për të bërë një pastrim të mirë të lëkurës, duke e ushqyer dhe përgatitur për fazën e dimrit.
Në fund mjekja tha se është e rëndësishme që kujdesi ndaj lëkurës të jetë çdo ditë, jo vetëm me sezone.