Sikur ky tipi të mos ishte mahnitur me këngën dibrane ‘Na knojnë pushkët nëpër kulla’, as do të më vinte historia e atij trimi që këndonte nga frika. Ka ndodhur aty nga viti 1946. Edhe ajo- ngjarje në fshatrat e veriut të vendit, atje ku ‘këndojnë pushkët’. Pushteti i ri komunist që sapo u vendos, nuk thoshte ndonjë gjë të madhe në ato zona të pabindura. ‘Çetat’ antikomuniste lëviznin maleve natën e ditën.
Fshatari që u rekrutua me pushtetin e ri si roje e një ndërtese që u quajt ‘komitet’, mori edhe pushkën, një pushkë të gjatë italiane, dhe do ta kishte me vete në çdo orë, si hije të tij. Fshatarit me armë i duhej të shtegtonte natën nga komiteti në shtëpi. Po ku ta dinte se ata të malit nuk do ta merrnin si ‘trim i komitetit’ dhe nuk do ta qëllonin! Frika në palcë… Atëherë ç’bëri?, nisi të këndojë gjithë rrugës nëpër natë: ‘Ma ka dhënë pushkën pushteti/ amanet mos më vritni’- kjo ishte kënga që thërriste me gishta në veshë. Nga njëra anë mbushte veshin e vet me zërin e tij dhe i dukej se vetë ishte shumë njerëz; nga ana tjetër iu jepte mesazh komitëve se ‘pushkën nuk e desha, por ma dha pushteti’.
Pushka më shumë e trembte se e trimëronte, domethënë pushteti i bën edhe këta që, nga frika, të këndojnë këngë trimash njëqind vjet më parë.
Po nga u vjen frika këtyre?
Është, e para, frika e darkës së fundit: Këta e dinë veten herë si Krisht, herë si Muhamed, herë si baba Mondi i kryegjyshatës. Por darka e fundit iu fandakset si nata e fundit e Krishtit me dishepujt e tij. Pyetja e parë për veten: ‘Kush do t’u qëndrojë pranë’ natën e fundit?. Presidenti e ka të fiksuar se Bes Kallaku (aktor humori) dhe ‘ija e tij’ nuk e tradhtojnë; të tjerë e kanë kuptuar sa keq e kanë kryetarin e shtetit. Kryetari i Opozitës nuk ka shumë problem pse mbetet i vetëm, në fund të fundit ai sa më pak njerëz do rreth vetes. Doktori i ka thënë se mjafton që ‘në oxhakun e PD’ të ketë një kandil dritë, dhe kaq. Nga PD vetëm këtë vit kanë lëshuar 6 parti të reja.
Maxhoranca nuk ka arsye për darkën e fundit, sepse derisa të jetë maxhorancë, njerëzit nuk i ndahen: Ata të tërmetit, të Covid-it, të tenderëve, servilët, të eturit për çikë korrupsion…
Dimensioni tragjik i ‘darkës së fundit’ lidhet me drejtësinë e re. Fakti që edhe pse në Amerikë ndodhën ndryshime tronditëse por këta nuk u gëzuan, tregon se e njohin fundin e tyre. Ditën e fundit në pushtet e urrejnë edhe pse nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër. Nuk ka ‘pushkë që këndon në kulla’ që i shpëton nga krimet e kryera.
Frika e dytë është frika nga vdekja:
Jo se këta do të vdesin. Por se me vdekjen kanë lidhur marrëdhënien e shpresës. Kjo është e shumanshme: E para, stimulimi i vdekjeve të pa numëruara nga virusi i tmerrshëm. PD ka bërë një provë duke thënë se të vdekurit janë shumëfish nga numri zyrtar; ata kanë paraqitur trupa të vdekur shtrirë në spital, kanë shpifur për mjekët…, por kjo është quajtur një ‘maskarallëk’. Nganjëherë demokratët kanë shpresuar që të ‘vdesë Edi Rama’, se ndryshe nuk e mundin dot.
Por mbi të gjitha, vdekjes duan t’i marrin dimensionin biblik ku thuhet se ‘jeta është e rrejshme’. Kjo i shpëton. Pas kësaj del se gjithçka kanë bërë në jetë ‘është e rrejshme’. E rrejshme grabitja e floririt, e rrejshme vila në Londër për fëmijët, të rrejshme katër vilat e Lulit brenda vitit, e rrejshme braktisja e Kuvendit…, 21 janari, Gërdeci, afera e CEZ, vrasja e Remzi Hoxhës etj., zhdukja e dëshmive të luftës në Kosovë, viti ‘97 e ‘98…. Biblën këta e shikojnë si fshirëse të dërrasës së zezë e cila, si me magji, do të fshijë dhe të bëjë të rrejshme të gjitha krimet. Këtë të bën frika: që të besosh ëndrrën.
Është e treta, frika nga televizori:
Këta kthehen në shtëpi, lënë këpucët te dera dhe thyejnë televizorët. Gjatë gjithë kohës, si endacakë pa fe, ‘këndojnë’ nëpër ekranet e televizioneve dhe kënaqin me batuta ca çuna e ca goca të parritura që mbajnë mikrofonat e kamerat. Kur vijnë në shtëpi dëgjojnë fjalët që kanë thënë. Kanë nxirë gjithçka: spitalet, mjekët, mësuesit, të sëmurët e të vdekurit, bebet, shkollat e mësuesit, policët dhe shtetin, bukën që hanë, rrugën, parkun, qytetin, lumin… Sapo t’i dëgjojnë gratë në tv, këta kanë frikë se gratë do të mërmërisin nëpër dhëmbë: ‘Eh, ç’më bashkoi mua me një qen rrugësh’.
Këta kanë frikë nga vetja. Prandaj iu duhet ta thyejnë televizorin. Ai që bën namin kundër të tjerëve me ‘pushkën nëpër kulla’, ai mbytet në lugën e supës së vet./ Tema
Me se e vërtete, analize brilante, te kendofte pena.
PërgjigjuKATER HALET E SHQIPERISE E KAN VENDIN TE 302
PërgjigjuKater mutat e Shqipnis
Edhe kaq e kan pak o Çupi.
Përgjigju4 PISAT E SHQIPERISE,,,PTU,PTU,PTU,,,NJEREZIT ME TE URRYER NE SHQIPERI...SPAKU DO NA E MARRI HAKUN PER KRIMET QE I KANE BERE SHQIPTAREVE...
Përgjigju