Kronikë

'Këta lozin si macja me miun', Fly Ernest bllokon fluturimet pas anulimit të licencës! Pasagjerët presin me orë të tëra në aeroport

4 Janar 2020, 22:51| Përditesimi: 4 Janar 2020, 23:02

  • Share

TIRANE- Shumë qytetarë të cilët kishin prerë biletat për të udhëtuar me kompaninë e fluturimeve "Fly Ernest", janë përfshirë në një kaos në aeroportin e Rinasit. Të papërgatitur për këtë situatë, ata janë detyruar të presin me orë të tëra në sportele. 

"Unë kam bërë check in-in këta lozin si macja me miun", shprehet një qytetar i cili pret në radhë.

Aviacioni Civil Italian mori vendimin për pezullimin e licencës së 'Fly Ernest' nisur nga vonesat e shumta të avionëve të saj, që përshkonin linjat ajore Shqipëri-Itali si dhe Shqipëri-Ukrainë, por ajo ka nisur bllokimet 10 ditë para afatit të vendosur nga autoritetet e aviacionit. 

Avionët e "Fly Ernest" do të vijojnë punën për shkak të biletave të shitura deri në datë 7 janar drejt Ukrainës dhe deri në 13 Janar drejt shtetit italian.

Në motivacionin për pezullimin e kontratës, Aviacioni Civil Italian shpjegonte se kjo kompani fluturimesh vononte fluturimet për pasagjerët si dhe ngatërronte destinacionin e tyre pa i dhënë në këmbim asnjë lloj dëmshmërblimi financiar dhe pa garantuar mbërritjet e tyre në destinacionin e prenotuar.

Komento

Komente

  • Dardan: 05/01/2020 10:18

    Kjo kompani eshte e pronarit te Belleirit te famshem qe falimentoi per shkak te ketyre rremujave qe bente me padagjeret. Kush merr kete kompani paguan udhetimin dy app tre fish. Mos u mashtoni o njerez!

    Përgjigju
  • Delinquenti: 05/01/2020 07:53

    JO vetem ne Rinas edhe ne Malpensa e njejta gje "se rrun njeri" s'ka dal akoma ndonje hunesh.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?