Lasgush Poradeci

Dosje

‘Këta të Komitetit Ekzekutiv duhen vrarë me bukë në gojë’, Mitro Çela rrëfen takimin me Lasgush Poradecin në ’87: Si fantazmë erdhi dhe iku

7 Shtator, 09:40| Përditesimi: 7 Shtator, 09:43

  • Share

Në vitin 1987 punoja në gazetën “Bashkimi”. Teodor Keko punonte në gazetën “Drita”. Të dy me shërbim në Pogradec. Secili për hesap të vet.

Në mbrëmje, zumë një tavolinë ne lulishten e hotel turizmit të vjetër. Me një gotë birrë përpara, në gjysmë errësirë, shijonim melodinë e dalgëve të liqenit… Para nesh u shfaq një burrë i vjetër.

Me një shkop në dorë. Nëpër këmbë i vërdallisej një kone…

Kur u afru tek tavolina jonë, u dëgjua një zile… Plaku futi dorën në xhep. Nxorri një sahat tavoline. Pa orën duke thënë:

“ Pusho, moj e flamosur?!” ”Çësht mo kjo fantazmë,- pëshpëriti Dori,- duke zgurdulluar sytë…

Pastaj thirri: O Zot! Na mbiu fati mbi tavolinë! Ky është Lasgushi?!…” (Lidhja e shkrimtarëve i kishte falur një sahat tavoline. Peti embante në xhep.)

I bëmë vend në tavolinë. Na pa vëngër. Nuk na njohu. Lëshojë vetëm një psherëtimë: “Këta të Komitetit Ekzekutiv duhen vrarë me bukë në gojë!… Më sjellin vërdall… Nuk ma marrin vajzën në punë…

E kam mësuese dhe më duhet ta kem në Pogradec”… U ngrit duke mërmëritur…

I zgjatëm dorën. Na mbeti kobure! Lasgushi u largua. Pa na dhënë dorën. Pa na përshëndetur…

E përpiu errësira, nën melodinë e valëve të liqenit…

-Si fantazmë erdhi, si fantazmë u largua, – tha Dori, duke hapur bllokun e shënimeve.

-Të të tregoj një perrlë,- më thotë Dori.- Ma ka treguar Ismail Kadare.

Në vitin 1946 ministër i Arsimit ishte Sejfulla Malshova. Edhe ky poet. Edhe ky i ditur e me shumë gjuhë si Lasgushi. Ministri i Arsimit, diku kishte bërë humor me poetin nga Pogradeci. Lasgushi e mori për tallje. Vjen në Tiranë. Kërkon Sejfullanë. I futet në zyrë. I hedh mbi tavolinë një dorashke.

Dhe i thotë:

-Të ftoj në duel?!

Si në mesjetë!

Si kalorësit…

Vetëm një poet i madhërishëm, që jeton me kokën mbi re, mund të bëjë proçka të tilla në socializëm?!

Shënim: Këtë fakt e ka botuar edhe Ismail Kadarja në esenë për Migjenin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?