Mbretëresha britanike, Elizabeth II, nuk do të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike që do të mbahet këtë javë në Skoci. Mbretëresha ka kryer kontroll mjekësor ku edhe i është rekomanduar se duhet të pushojë.
Për rrjedhojë, mbretëresha vendoi që të mos marrë pjesë në samit, por ajo do të jetë e pranishme virtualisht. Ajo do tu dërgojë të ftuarve fjalën e saj me një video të regjistruar.
Aktivistë për ambientin, politikanë dhe shkencëtarë do të marrin pjesë në samitin në Skoci ku do diskutohet mbi ndryshimet klimatike.