Sport

Këtë javë prezantimi zyrtar te Napoli, ish-mbrojtësi i Partizanit kushtoi 14 mln euro

14 Janar 2020, 14:10| Përditesimi: 14 Janar 2020, 14:11

  • Share

Amir Rrahmani brenda kësaj jave pritet të zyrtarizohet te Napoli. Ish-mbrojtësi i Partizanit që këtë verë kaloi te Verona ka lënë mbresa të mira në ekipin e ri dhe për këtë arsye napoletanët e shohin si përforcimin e duhur në prapavijë.

Sipas Gazetta Dello Sport mbrojtësi këtë javë do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të zyrtarizohet si futbollist i Napolit, por do të qëndrojë deri në verë te Verona. E njëjta formulë edhe për mesfushorin Amrabat, i cili gjithashtu ka akord me Napolin.

Për dy futbollistët Napoli do të pagujë në total 30 mln euro, ndërsa Rrahmani është vlerësuar 14.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?