Këtë verë 30 mijë thirrje në urgjencën e Tiranës, Brataj për Report Tv: Shumica, nga vala e të nxehtit

3 Gusht 2023, 19:26| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 20:20

  • Share

Temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm numrin e të sëmurëve me virozat e stinës dhe helmimet në të gjithë vendin. 

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Besmira Pelushaj tha se këtë verë numri i thirrjeve drejt urgjencës kombëtare ka shkuar në 30 mijë. Pjesa dërrmuese e tyre sipas Bratajt lidhet me valën e të nxehtit që përfshinë vendin tonë. 

“Që nga fillimi i të nxehtit ka një thirrje të shtuar të vizitave dhe të numri të thirrjeve. Mendoj që jemi në pikun e sezonit veror. Po të llogarisësh një spital 200 vizita në ditë rajonal do të thotë 6 mijë në muja. Ne kemi në paraspitsalor 350-400 vizita në banesë. Rreth 5-6 mijë janë në qendrat verore turistike. Është e shpërndarë puna. Aty ka fluks ka shkuar shërbimi të cilat trajtojnë të njëjtat gjëra.

Fatmirësisht këto rikuperohen shpejt. Shërbimet i kemi. Duhet të jetë hapur deri në 30 mijë vizita në këto qendra, natyrisht për probleme të ndryshme.”- tha Brataj.

Temperaturat e larta janë reflektuar me shqetësime shëndetësore më së shumti tek mosha e treta, sidomos tek të sëmurët kardiakë dhe ata me hipertension.

 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nardi: 03/08/2023 22:46

    Akoma del ne TV ky toçi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?